#Check-in #TvKlan | Emision nga Albana Nanaj
Te pasur në traditë dhe kulturë, natyre mahnitese, mikepritje, energji te jashtezakoshme pozitiviteti Honolulu dhe te gjithe ishujt Hawaii jane gjithmonë një nga vendet më të ëndërruara dhe të dëshiruara nga njerëzit në të gjithë botën. ‘Hawai jane flota më magjepsëse e ishujve që është ankoruar ndonjëherë në një oqean” Mark Twain
Familja shqiptare me 5 anëtarë në Honolulu, Ticiana: Ndihem si në shtëpi, është parajsë!
Shqiptarët mesa duket janë të shpërndarë në çdo cep të botës! Në puntatën e sotme të “Check-in”në Tv Klan, gazetarja Albana Nanaj solli gjithë bukurinë mahnitëse të ishujve Hawaii e veçanërisht Honolulusë, i cili është konsideruar si qyteti më i largët.
Nanaj takoi një grua shqiptare e cila tregon se është zhvendosur në Honolulu bashkë me të shoqin dhe tre fëmijët para një viti e 4 muajsh. Ajo thotë se ndihet si në shtëpi.
Albana Nanaj: Me Check-In në vende të jashtëzakonshme kemi takuar bashkëatdhetarët tanë. Kemi takuar në Hiroshima, në Kamerun…Rastësia e deshi që ne edhe në Honolulu ta takojmë një familje shqiptarësh që prej kohësh kanë ardhur dhe janë transferuar në ishull.
Ticiana: Mirëserdhët në Hawaii, Aloha!
Albana Nanaj: Prej sa kohësh jeni transferuar në këtë ishull të mrekullueshëm?
Ticiana: Ne kemi ardhur rreth 1 vit e 3, 4 muaj më përpara, me një biznes dhe po mundohemi të bëjmë gjithçka mundemi që të jetojmë sa më gjatë në këtë ishull.
Albana Nanaj: Direkt në Honolulu, me familje? Me fëmijët?
Ticiana: Po, me fëmijët. Kemi 3 fëmijë të vegjël.
Albana Nanaj: Janë integruar, si ndiheni në këtë vend?
Ticiana: Fëmijët janë shumë të kënaqur, ne jemi në punë. E kanë shumë qejf, jemi shumë të lumtur. Kënaqemi dhe ne po ashtu.
Albana Nanaj: Si janë njerëzit, si jetojnë?
Ticiana: Është shumë parajsë dhe në të njëjtën kohë edhe qetësi, si nga ana mendore, shpirtërore…Për mua, unë gjithmonë u them dhe hawaianëve, kur shkela këtu “it felt like home”. Ndihem si në shtëpi! Janë njerëz shumë të qetë, shumë mikëpritës, nuk kanë racizëm, i pranojnë të gjithë ashtu siç janë.
Albana Nanaj: Si është jeta këtu, se ne po e shohim me syrin e turistit. Na duket pak shtrenjtë.
Ticiana: Është vend i shtrenjtë. Por, hawaianët kanë një shprehje: Duhet të paguash për parajsën!/tvklan.al