Kanceri që prek mushkëritë përbën një nga sëmundjet më të rënda, të cilat po përhapen me ritme shumë të shpejta në botë.  

Njohja dhe kuptimi i simptomave të tij janë thelbësore për diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm. Simptomat për kancerin e mushkërive janë të ndryshme, por ka raste kur ato ngatërrohen me simptomat e sëmundjeve të tjera më të lehta, për shkak të ngjashmërisë.

Kollë e pashpjegueshme

Shenja e parë e kancerit të mushkërive mund të jetë një kollë e përhershme, e pazakontë, e cila përkeqësohet me kalimin e kohës.

Dhimbje në kraharor

Dhimbja në kraharor e cila përkeqësohet sapo mbusheni thellë me frymë, kur kolliteni ose kur qeshni mund të jetë një simptomë tjetër e kancerit të mushkërive. Dhimbja zakonisht përfshin zonën e kraharorit, të shpatullave dhe atë të shpinës.

Vështirësi në frymëmarrje

Ndjenja e vazhdueshme e vështirësisë për t’u mbushur me frymë është një tjetër shenjë. Kjo shenjë bëhet më e evidentueshme ku jeni duke zhvilluar një aktivitet fizik. Nëse ndjeni lodhje dhe vështirësi të theksuara në frymëmarrje gjatë aktiviteteve tuaja të përditshme, që mund të jenë shumë minimale, atëherë kjo është një shenjë alarmi e cila nuk duhet injoruar.

Humbja në peshë dhe mungesë e oreksit

Mungesa e oreksit dhe rënia në peshë është një tjetër shenjë që duhet t’ju bëjë të reflektoni. Nëse ndodh një rënie e papritur dhe e pashpjegueshme në peshë, e shoqëruar kjo me humbje të oreksit, mund të tregojë një prani të kancerit të mushkërive.

Kollë e shoqëruara me gjak

Simptoma e fundit, por jo më pak e rëndësishmja është kolla e vazhdueshme, por me gjak. Edhe nëse sasia e gjakut është e vogël dhe mund të duket si diçka jo alarmante nuk duhet ta konsideroni si të tillë, pasi është një simptomë që duhet marrë menjëherë në vëmendjen e kontrollit nga mjeku./tvklan.al