Princi Philip dhe Mbretëresha Elizabeth kanë qenë të martuar për plot 73 vite. Duka i Edinburgh ndërroi jetë në 2021-in, por la pas në memorien e njerëzve një figurë të admirueshme mbretërore. Jo vetëm kaq, një bashkëshort i përkushtuar për dekada me radhë ndaj Elizabeth.

Fotografi i njohur Arthur Edwards ka zbuluar së fundmi për publikun mënyrën si ai e ka parë raportin mes çiftit mbretëror.

“Për rreth 70 vite, ai ndiqte Mbretëreshën, takonte njerëzit. Bënte gjithçka sipas protokollit, me një përkushtim të jashtëzakonshëm deri në ditët e fundit të jetës së tij.”

Ai veçon dy momente që e kanë prekur tej mase. Së pari në vitin 2017, kur Princi Philip ishte 96 vjeç dhe shumë i sëmurë, por pavarësisht kësaj mori pjesë në një ceremoni të rëndësishme. Kjo vetëm e vetëm që të ishte pranë gruas së tij.

“Mbështetja e vazhdueshme për miken e tij të jetës i preku të gjithë të pranishmit atë ditë”, shton Edwards.

Dhe së dyti, kur ai mori në krahë një fëmijë në Australi në vitin 2011, në mënyrë që t’i dhuronte lulet Mbretëreshës Elizabeth. “Mënyra si shikonin njëri-tjetrin, ishte speciale”, përfundon fotografi.

Çifti e kurorëzuan dashurinë e tyre më 20 Nëntor të 1947-ës bë Westminster Abbey dhe këtë vit do të festonin përvjetorin e 77-të të martesës.

/tvklan.al