Mbreti Charles kujton momentet me nënën e tij e fjalia që na rrëmbeu vëmendjen është “ajo mbante kurorë edhe kur më lante”.

Siç shkruan BBC, Mbreti ka folur edhe për kurorëzimin e tij, ditë në të cilën ishte shumë në ankth. “Kurora peshon shumë, duhet ta mbash mirë dhe të rrish drejt”, ka treguar ai. Kurora e artë e Shën Eduardit e shekullit të 17-të që monarku ka trashëguar peshon 2.23 kg. Përpos faktit se ishte vetëm 4 vjeç kur nëna e tij u shpall Mbretëreshë në vitin 1953, ai tha se mban mend shumë momente si nënë e bir.
“E mbaj mend kaq mirë, unë dhe motra laheshim në mbrëmje. Mamaja ime vinte në tualet me kurorën në kokë. Ajo e praktikonte vazhdimisht mbajtjen e kurorës, sepse është e rëndë. Nuk mund ta harroj, e kam ende në memorie.”
Kështu është shprehur Charles gjatë një feste me disa vizitorë kanadezë vitin e shkuar në Pallatin e Buckingham.

Kjo si një ditë për të përkujtuar 50 gratë që udhëtuan nga Kanadaja për të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretëreshës Elizabeth II. Kjo e fundit ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare më 8 Shtator 2022. Ajo mbretëroi për plot 70 vite dhe është monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar.

/tvklan.al