Raportim Live
12:30, 27 Qershor 2024

Cili është projektligji për surrogacinë që ka ngjallur debate në parlament

Ministrja Albana Koçiu ishte thirrur në një interpelancë për të folur për projektligjin për “Shëndetin seksual dhe riprodhues”. Ky projektligj ka ngjallur shumë debate që kur është hedhur për konsultim. Por cili është drafti që ka krijuar kaq debat?

Drafti synon të rregullojë zhvillimet e reja në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues, duke përfshirë edhe shtatzëninë surrogate dhe riprodhimin in vitro. Nëse drafti i propozuar do të miratohet atëherë çdo grua e cila e ka të pamundur për shkaqe shëndetësore të mbetet shtatzënë ka të drejtën që të ketë një fëmijë përmes një marrëveshje me shkrim me një grua tjetër, e cila duhet të jetë mbi 25 vjeç e të ketë lindur më parë të paktën një fëmijë tjetër.

Gjithashtu projektligji qartëson edhe kushtet e abortit në Shqipëri, të papërcaktuara qartë në ligjin në fuqi, të miratuar në vitin 2002 “Për shëndetin riprodhues”.

Ligji njeh të drejtën për ndërprerje vullnetare të shtatzënisë në një institucion shëndetësor të akredituar publik ose privat dhe mund të kryhet brenda katërmbëdhjetë javëve të para të shtatzënisë, ndërsa aktualisht është 12 javë.

Projektligji i hap rrugë lejimit të abortit edhe tek të miturat e grupmoshës 16 vjeç. Sipas nenit 12 të kësaj nisme, për ndërprerjen e shtatzënisë, adoleshentet mund të abortojnë edhe pa djeninë e prindërve.

Për të lexuar lajmin e plotë kliko KËTU!

12:07, 27 Qershor 2024

Përfundon interpelanca e deputetit Tritan Shehu me ministren Albana Koçiu. Kuvendi vijon me çështjet e tjera në rendin e ditës.

Sot është parashikuar të raportojnë disa institucione si Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Agjencia e Sigurimit të Depozitave, gjendja e sektorit të energjisë dhe veprimtaria e ERE etj.

Po ashtu pritet të diskutohet për disa projektligje të ndryshme.

12:05, 27 Qershor 2024

Interpelanca mes ministres Koçiu dhe deputetit Shehu vazhdoi. Kësaj here u ndalën tek projektligji  “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”.

Replikat mes ministres dhe deputetit i gjeni në videon më poshtë!

11:53, 27 Qershor 2024

Skandali tek Onkologjiku, Shehu-Koçiut: Kërkoji falje shqiptarëve

Edhe pse temë e interpelancës së opozitës me ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu ishte projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, mbizotëruan debatet për skandalin te “Onkologjiku”.

Deputeti i PD Tritan Shehu iu drejtua Koçiut, duke thënë se ajo duhet t’u kërkonte ndjesë të thellë shqiptarëve për abuzimin e madh të mjekëve me pacientët e sëmurë.

“E vetmja gjë që duhet të bënit ishte t’i kërkonit ndjesë publikut shqiptar për bëmat e dy ditëve më parë.  T’u kërkonit falje të thellë shqiptarëve për këtë katandisje të sistemit shëndetësor në Shqipëri. Në fjalën tuaj nuk ishit e qartë, ju bëtë lojëra fjalësh, iu shmangët çdo pyetjeje direkte…”, tha Shehu në Kuvend.

11:47, 27 Qershor 2024

Albana Koçiu: Mjekët e Onkologjikut do mbajnë peshën e ligjit dhe moralin e turpit

Teksa opozita ka kërkuar dorëheqjen e saj, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka folur nga foltorja e Kuvendit për skandalin në spitalin Onkologjik.

Ajo ritheksoi se ‘bluzat e bardha’ që janë akuzuar për abuzim në ushtrimin e detyrës do marrin përpos ndëshkimit ligjor, edhe atë moral e administrativ.

Për të sanksionuar me ligjn të gjithë ata mjekë, ata që nuk mund t’i quaj më as profesionistë, që e  trajtojnë jetën njerëzore si mall në tregun e shumicës do  kërkojmë ndryushime në ligj, do u hiqet e drejta e ushtrimit të detyrë në rast se bëjnë sjellje amorale. Kam lexuar qëndrime nga ato kritiket….”

Për të lexuar lajmin e plotë kliko KËTU!

11:42, 27 Qershor 2024

Opozita godet tavolinën, kërkon dorëheqjen e ministres Koçiu

Opozita ka kërkuar dorëheqjen e Ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Deputetët demokratë kanë goditur tavolinat dhe kanë bërë zhurmë teksa ministrja Koçiu përgjigjej në interpelancë deputetit Tritan Shehu.

Reagimi i deputetëve demokratë vjen pas skandalit tek Spitali Onkologjik.

Për të lexuar lajmin e plotë kliko KËTU!

11:29, 27 Qershor 2024

Ministrja Albana Koçiu i përgjigjet pyetjeve të deputetit Tritan Shehu në lidhje me interpelancën e kërkuar nga demokrati.

11:28, 27 Qershor 2024

Më poshtë mund të ndiqni në video të gjitha replikat që ndodhën për çështjen e kërkesave për informacion nga opozita.

11:10, 27 Qershor 2024

Përgjigjet Balluku: Problemi juaj është që doni përgjigjen që keni në kokë

E menjëhershme ishte dhe replika e zv/kryeministres Belinda Balluku. Ajo u shpreh se opozita merr përgjigje, por problemi është që nuk marrin ato përgjigje që ata duan.

“Ju merrni përgjigje nga ne, por keni problem se doni përgjigjen që doni ju. Ju merrni përgjigje, i keni marrë të gjitha përgjigjet për shtëpitë e shembura në Unazën e Re, nga Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha ministritë e tjera. Ju doni të merrni përgjigje ashtu siç e keni në mendje për të vazhduar baltën në publik”, tha ajo.

11:09, 27 Qershor 2024

Debati për informacionet nga ministrat, Vokshi-Ballukut: T’i nuk ke kthyer vetë përgjigje

Debatin në lidhje me dhënien e informacionit nga ministrat e vazhdoi deputetja demokrate Albana Vokshi. Kjo e fundit akuzoi zv/kryeministren se vetë ajo nuk ka dërguar informacione.

“Ajo vetë nuk ka kthyer informacione në lidhje me një interpelancë për shembjet e shtëpive tek njësia 11. I kam dërguar disa shkresa. Meqenëse ajo nuk është përgjigjur ia kam drejtuar Komisionerit për të Drejtën e Informimit. Doni shembuj tjetër? Erion Veliaj nuk kthen përgjigje për asnjë informacion. Doni shembuj të tjerë? Ministria e Shëndetësisë, ose kthen përgjigje ose bën sikur kthen përgjigje”, tha Vokshi.

11:06, 27 Qershor 2024

Opozita kërkon dorëheqjen e ministres Koçiu (Të gjitha zhvillimet në Kuvend)

Zhvillohet këtë të enjte seanca e radhës parlamentare.

Deputetët e PD-së kërkuan dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu. Reagimi erdhi pas skandalit tek Onkologjiku.

Ministrja Koçiu u shpreh se mjekët në fjalë do të mbajnë peshën e ligjit dhe moralin e turpit.

Kuvendi nisi me debate dhe shkak u bë refuzimi për interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Opozita akuzoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla se nuk zbaton rregulloren.

Më pas debatet opozitë-mazhorancë u zhvilluan në lidhje me kërkesat për informacion që sipas PD nga qeveria nuk kthehet përgjigje pas kërkesave për informacion. Kjo u mohua nga zv/kryeministrja Belinda Balluku.

REDAKSIA TVKLAN.AL