Mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Opinion” në Tv Klan, përballë njëri-tjetrit në një debat për Teatrin Kombëtar dhe vendimin për ta shembur, ishte aktivisti Gjergj Bojaxhiu dhe nënkryetari i bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku.
Bojaxhiu i është drejtuar Maznikut duke e pyetur nëse në planin urbanistik të Tiranës ekziston ndërtimi që duan të bëjnë apo jo, ndërsa ai u përgjigj se plani urbanistik nuk merret me objekte specifike.
Gjergj Bojaxhiu: Zoti Mazniku, qëparë përmendët që meqë keni fituar votat do i bëni këto gjëra… Në planin urbanistik të Tiranës, ekziston kjo gjë që doni të bëni?
Arbjan Mazniku: Plani urbanistik nuk merret me objekte specifike.
Gjergj Bojaxhiu: Merret me zona, në gjithë këto konsultime që ju keni bërë, kjo zonë dhe zona të tjera në qendër të Tiranës ku po bëni kulla, nuk janë pjesë e planit urbanistik, nuk ka asnjë shenjë që thotë ‘këtu do ndërtohet diçka me intensitet’.
Arbjan Mazniku: Ka një procedurë, ka një rregullore.
Gjergj Bojaxhiu: Kjo nuk është procedurë, kjo është anashkalim dhe mashtrim i qytetarëve.
Arbjan Mazniku: Është procedurë.
Gjergj Bojaxhiu: Cila procedurë? Që tek kjo zona do e lë të zezë dhe do bëj ça të dua dhe ju si qytetarë s’dini gjë deri sa ta bëj?
Arbjan Mazniku: Jo, s’është ajo.
Gjergj Bojaxhiu: Po cila është?
Arbjan Mazniku: Procedura thotë sipas nenit kaq, kjo zonë zhvillohet me këtë rregull.
Gjergj Bojaxhiu: Ku nuk ka asnjë gjë në plan urbanistik që tregon se ajo zonë ndërtohet me kulla?!
Arbjan Mazniku: Sigurisht që ka!
Gjergj Bojaxhiu: Tani dhe një pyetje tjetër. Çfarë do bëhet me pronën publike që është mbrapa teatrit?
Arbjan Mazniku: Kjo është një procedurë që Këshilli Bashkiak me kryetarin e bashkisë dhe institucionet, kur të gjejnë momentin….
Gjergj Bojaxhiu: Domethënë tani do bëjmë teatër me lekët tona dhe prona publike nga mbrapa do fluturojë?!
Arbjan Mazniku: Jo, Tirana është e ndarë për këtë çështje në dy element… 5200 metra truall i teatrit dhe 1250 kilometra katrorë të cilat zhvillohet sipas planit rregullues që ka qyteti.. Çfarë do ndodhë më këtë është një çështje që në këtë moment nuk ka më lidhje me teatrin.
Blendi Fevziu: Pyetja që po bën Bojaxhiu është që a u shemb teatri për t’i hapur vend kullave pas teatrit?
Gjergj Bojaxhiu: Çfarë do ndodhi me pronën publike dhe çfarë do ndodhë me pedonalen? Do vazhdojmë ta kemi?
Arbjan Mazniku: Po.
Gjergj Bojaxhiu: Prona pas teatrit nuk do tjetërsohet? Do ngelet pronë e qytetarëve të Tiranës? Nuk do tjetërsohet në asnjë lloj forme?
Arbjan Mazniku: Jo nuk do tjetërsohet, ne mund ta zhvillojmë pronën…
Blendi Fevziu: A e keni në plan ta jepni me përqindje që një privat nesër ta zhvillojë dhe t’ju japë përqindje sipas formulës?1
Arbjan Mazniku: Ketë nuk e vendos unë, vendimin e merr Këshilli Bashkiak.
Blendi Fevziu: Këshilli Bashkiak është 100% i juaji…
Gjergj Bojaxhiu: Cili Këshill? Ata që votuan 100% për të prishur teatrin?
Arbjan Mazniku: Të gjitha opsionet e zhvillimit të çdo prone në Tiranë janë aty për të gjykuar në moment që ka një plan për ta zhvilluar… /tvklan.al