Më 16 dhjetor 2004, në portin e Durrësit  u zhduk në mënyrë misterioze 39-vjeçarja Irena Seli teksa kthehej nga Gjermania. Zhdukja e saj mbetet ende e paqartë sot e kësaj dite. Ajo hipi në tragetin e linjës Trieste-Durrës, por nga i cili nuk u mësua kurrë nëse zbriti apo jo.

Gazetari Trashëgim Sokolaj e rikthen këtë ngjarje në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Irena dhe bashkëshorti i saj, Agim Musha prenë biletat në Trieste, morën një dhomë dyshe në traget dhe u nisën për në Shqipëri, por nuk dihet nëse ajo shkeli ndonjëherë në atdhe.

Trashëgim Sokolaj: Në dokumentet që kam siguruar shumë vite pas ngjarjes, tregohet që ata kanë pasur një konflikt në traget. Agim Musha, siç do të deklaronte edhe pas ngjarjes, ishte xheloz dhe dyshonte që bashkëshortja e tij e tradhtonte. Ka pretenduar në gjyqin që është bërë, ka nisur gjyqi në 2012 dhe është finalizuar me deklarimin e saj të zhdukur nga  gjykata e Tiranës në vitin 2015, në 20 seaanca gjyqësore që janë bërë në gjykatë, është administruar aty dëshmia e Agim Mushës që pretendon se ajo atë ditë në traget i ka zbuluar një pako që ajo kishte për partnerin e pretenduar nga z. Musha për gruan e tij, pra e akuzonte për tradhti. Momenti kur është zhdukja zyrtare e saj është momenti i zbritjes në Durrës.

Trashëgim Sokolaj: Trageti është me kamera…

Trashëgim Sokolaj: Nuk kanë qenë në funksion. Në momentin e zbritjes në Durrës nuk është mbajtur regjistër i rregullt se kush ka zbritur.

Çifti kishin festuar ditëlindjen e djalit në Gjermani. Pasaporta e Irenës rezulton e vulosur, por ka qenë në duart e të shoqit.

Trashëgim Sokolaj: Pasaportën e saj e ka pasur Agimi, ky është dyshimi kryesor që ngrihet. Agimi pranon dhe thotë në momentin që mbërriti  trageti dhe u afrua në port dhe erdhi momenti për të zbritur, unë shkova të merrja dokumentet dhe automjetin, pra ta ndizte makinën dhe të afrohej për të bërë regjistrimin atje dhe në momentin që lëviza makinën dhe arrita te sheshi për të bërë regjistrimin në pikën kufitare, aty nuk kam gjetur Irenën. Aty nis odiseja e kësaj historie dhe kësaj ngjarjeje që arriti deri në replika në distancë mes famailjarëve, me akuza për tradhti, me telefonata anonime që janë bërë në adresë të familjes duke pretenduar fillimisht kërcënime që e ke në fund të detit, më pas u pretendua që kishte përvetësuar 100 mijë euro dhe 10 mijë dollarë dhe ishte larguar. Doli djali i saj dhe prandaj e zgjodha si ngjarje që mbajti qëndrim pro të atit dhe kundër mamasë duke pretenduar që është larguar në Amerikë.

Gjykata e Tiranës e shpalli Irena Selin zyrtarisht të zhdukur në vitin 2015./tvklan.al