“Kush ka qenë banditi më i madh që ka nxjerrë Shqipëria në 33 vjet?”, ka qenë kjo pyetja që gazetari Blendi Fevziu i ka drejtuar të ftuarve në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Gazetari Sokol Bregu thotë se e ka filluar pas vitit 1995 profesionin, megjithatë një emër e ka për pyetjen e Fevziut dhe ai është Fatmir Haklaj.

Blendi Fevziu: Kush ka qenë banditi më i madh që ka nxjerrë Shqipëria këto 33 vjet?

Sokol Bregu: Pyetje e vështirë sepse unë e kam filluar pas 95-ës profesionin. Por nga mënyra se si e kam parë, absolutisht Fatmir Haklaj është personazhi më i ndërtuar dhe nga mënyra e tillë e brutalitetit. Mjafton jo vetëm përfshirja e tij në vrasjen e Azem Hajdarit, por mjafton ajo gjetja e 4 personave në Laç për djalin e xhaxhait brenda një harku kohor prej 3 muajsh për ta përcaktuar se cili ka qenë personazhi.

/tvklan.al