Gjatë debatit në emisionin “Opinion” në Tv Klan për mbylljen e TikTok mes argumenteve pro dhe kundër dhe pikënisjes nga tragjedia e vrasjes së 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, në studio mbërriti një mesazh prej babait të tij, Angel Canit.

“Kam marrë një telefonatë tani nga babai i Martin C., por s’përgjigjem dot në studio. Ma ço mesazh të lutem!”, tha Blendi Fevziu fillimisht e vetëm pak momente më vonë mbërriti mesazhi:

“Babai i M.C., thotë ‘përshëndetje,dua të them se Martini nuk kishte TikTok!’”, lexoi gazetari.

Deri në këtë moment, është thënë se vrasja e 14-vjeçarit erdhi si rezultat i një sherri të nisur në TikTok dhe që më vonë rezultoi në humbjen e jetës së tij nga sulmi i bashkëmoshatarit, me iniciale M.P,./tvklan.al