Spiker: Drini Zeqo
Headlines 6 mars 2025
Qeveria mbyll për 1 vit TikTok: Masë për mbrojtjen e të rinjve nga gjuha e urrejtjes
Qeveria shqiptare vendosi sot te mbylle përfundimisht platformën Tik Tok per 1 vit, duke argumentuar se kjo është nje mase per mbrojtjen e te rinjve nga gjuha e urrejtjes. Vendimi do te hyje ne fuqi javën e ardhshme.
Rama: Mbylljen e TikTok e konsultuam me prindërit. Berisha: Akt censure para zgjedhjeve, protestë më 15 mars
Kryeministri Rama thote se per mbylljen e TikTok-ut qeveria u konsultua me mijëra prindër e mësues. Por kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha e quan akt censure para zgjedhjeve dhe thërret mbështetësit ne proteste me 15 mars.
Qeveria miraton hartën me 10 zonat ku do të lejohet kultivimi i kanabisit medicinal
Qeveria miratoi sot hartat kadastrave me 10 zonat ku do te lejohet kultivimi i kanabisit per arsye mjekësore. Kusht kryesor per zhvillimin e kësaj industrie është qe tokat e përdorura nuk mund te jene toka bujqësore.
Protesta për ujësjellësin e Tragjasit Rama: Nuk mund të bllokohet, i shërben vetë zonës dhe turizmit të bregut
Kryeministri Rama reagon pas bllokimit te ujësjellësit te Tragjasit nga banoret, duke thene prerazi se investimet nuk mund te bllokohen. Ai shpjegon se ujësjellësi i shërben vete zonës dhe turizmit te bregut dhe hedhur poshtë teoritë se Tragjasi do te mbetet pa ujë.
Europa, e përçarë për shpenzimet për mbrojtjen. Gjermania: Të mos ndahemi nga partneriteti me SHBA
Europa shfaqet e përçarë ndaj idesë se rritje se shpenzimeve ushtarake per t’u shkëputur nga vartësia amerikane. Berlini thotë se Brukseli nuk duhet te ndahet nga partneriteti Uashingtonin, por Polonia insiston se Europa mund te fitoje çdo lufte kundër Rusisë.
Bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare. Shkak, vendimi i OPEC për rritjen e prodhimit
Bursat ndërkombëtare po përballen me nje renie te ndjeshme te çmimit te naftes. Shkak per kete eshte bere nje vendim i vendeve anëtare te OPEK-ut per te rritur prodhimin gjate muajit prill.
/tvklan.al