Një muaj më parë gjithçka dukej e vendosur! Juventus dhe PSG kishin rënë dakord edhe pse jozyrtarisht për rinovimin edhe për 1 vit të huazimit të Randal Kolo Muanit, edhe pse me kosto në rritje! Ktë vit shpenzimet mund të arrinin në 5.5 mln Euro, përfshirë edhe bonuset, ndërsa në 2025/26 për lojtarin pagesa mund të shkonte deri në 10 mln Euro, me perspektivën për ta blerë në sezonin 2026/2027 për 45 mln Euro.
Për më tepër që impakti i francezit në Torino kishte qenë i rëndësishëm, me pesë gola të shënuar në tri ndeshje në Serie A. Por në vazhdim erdhi kriza bardhezi, me ekipin që u eliminua nga Kupa e Italisë dhe më pas nga Liga e Kampioneve.
Për më tepër që e ardhmja e trajnerit Tiago Mota është e paqartë. Synimi i “Zonjës së Vjetër: është vendi i katërt në Serie A, ndërkohë që ecuria e sulmuesit francez nuk ka qenë më ajo e fillimit. Ai nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës që nga fundi i muajit Shkurt.
Sipas sportmediaset, pa kualifikimin në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, do të jetë shumë e vështirë për 26-vjeçarin që të qëndrojë në Torino.
Kolo Muani ka edhe dy muaj kohë në këtë sezon për të siguruar një vend te Juventusi i vitit të ardhshëm futbollistik. Por “Zonja e Vjetër” ka nevojë për gola, që të mund të luajë në sezonin e ardshëm në Ligën e Kampioneve, pë të shmangur largimin e Tiago Motës dhe për të favorizuar një akord të ri me PSG për sulmuesin francez.
Klan News