Dëmet në ADN-në e qelizave nuk riparohen gjithnjë nga qelizat. Disa ngelen dhe rezistojnë për muaj apo vite, duke rritur rrezikun e mutacioneve të dëmshme, që mund të shkaktojnë edhe sëmundje të rënda.
Sipas Institutit Wellcome Sanger në Mbretërinë e Bashkuar, që e ka publikuar studimin në revistën Nature, me kalimin e kohës qelizat e organizmit akumulojnë gabime në gjenome, që janë mutacione e ndikojnë drejtpërdrejtë në librin e jetës, ku një shkronjë në ADN, gabimisht mund të zëvendësohet nga një tjetër.
Ndërkohë që zakonisht ADN sistemohet nga mekanizmat e riparimit qelizor, por ka raste që kjo nuk ndodh gjithmonë.
Studimi është i rëndësishëm pasi ndryshon mënyrën e ekspertëve në konsiderimin e mutacioneve, kur janë të dëmshme dhe kur janë normale, dhe të parashikohet evolucioni i mundshëm i sëmundjeve tumorale.
Klan News