Personi që hyri me forcë në vitin 2022 në shtëpinë e ish-Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi dhe sulmoi bashkëshortin e saj është dënuar me 30 vjet burg.
De Pape qëndroi i heshtur ndërsa gjykatësja lexoi vendimin e dënimit dhe herë pas here ulte sytë. Autori hyri me forcë në shtëpinë e Pelosi në San Francisco në 28 tetor të 2022, një javë para zgjedhjeve të atij viti për Kongresin. Në kohën e sulmit, Pelosi ndodhej në Uashington. De Pape, pranoi gjatë gjyqit se qëllimi i tij ishte të merrte peng Pelosi-n, e cila asokohe ishte Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, zyrtarja e dytë më e lartë në radhë për presidencën e Shteteve të Bashkuara.
44 vjeçari dhunoi bashkëshortin e Nancy Pelosi përpara se policia të mbërrinte në vendngjarje dhe ta arrrestonte atë. 82 vjeçari pësoi frakturë në kafkë dhe lëndime të tjera që i kanë lënë pasoja. Ai vazhdon të ketë marrje mendsh, probleme me ekuilibrin dhe ka dëmtime të fijeve nervore në dorën e majtë.
Klan News