Pastroi në Shqipëri paratë e trafikut të kokainës
Gjykata e Posaçme dënoi me 9 vjet burgim Jetmir Kastratin që shihni në këtë foto pasi e gjeti fajtor atë për pastrimin të parave në kuadër të grupit kriminal. Ai u dënua fillimisht me 13 vjet e 6 muaj burg, por përfitoi ulje të dënimit, për shkak të procesit të zhvilluar me gjykim të shkurtuar.
SPAK thotë se Kastrati, i njohur edhe me emrin Sokol Krasnici për 7 vite, deri në 2019 kur edhe është ndaluar ka trafikuar sasi shumë të mëdha kokaine në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji.
Të ardhurat nga ky aktivitet, sipas Prokurorisë së Posaçme janë përdorur për të krijuar pasuri të ndryshme të luajtshme dhe paluajtshme në Shqipëri, në Velipojë dhe Shkodër.
Hetuesit i kanë identifikuar Kastrati dhe familjarëve të tij pasuri si biznese dhe prona dhe makina në vlerën e 3 milionë eurove, të konfiskuara më herët.
Tv Klan