Kombet e Bashkuara dhe vende anembanë globit kanë denoncuar votimin në parlamentin e  Izraelit që ndalon agjencinë e refugjatëve palestinezë të OKB-së (UNRWA) të veprojë brenda Izraelit dhe Jerusalemit Lindor brenda vitit të ardhshëm.

Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres e quajti punën e UNRWA “të domosdoshme” dhe tha se nuk ka “asnjë alternativë” ndaj agjencisë.

Zbatimi i ligjeve mund të ketë pasoja shkatërruese për refugjatët palestinezë në territorin e pushtuar palestinez, gjë që është e papranueshme,” tha ai, duke i kërkuar Izraelit të “veprojë në përputhje me detyrimet e tij, sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe detyrimet e tij të tjera sipas ligjit ndërkombëtar“. Ndërkohë, shefi i UNRWA, Philippe Lazzarini, tha se masa e përbën një “precedent të rrezikshëm”.

Britania e Madhe, Australia, Rusia, Kina si dhe disa kombe të tjera e cilësuan vendimin të tmerrshëm që mund të përkeqësojë edhe më shumë gjendjen në Gaza. Izraeli pasi miratoi dy ligje e cilësoi agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një grup “terrorist”.

Ky ligj mund të ndalojë UNRWA-n që të sigurojë mbështetje për palestinezët në të gjithë Gazën dhe Bregun Perëndimor. Stafi i UNRWA-s nuk do të ketë më imunitet ligjor brenda Izraelit dhe selia e agjencisë në Jerusalemin Lindor do të mbyllet.

Agjencia për Refugjatët Palestinezë ka pasur prej kohësh marrëdhënie të tensionuara me Izraelin, ndërsa më shumë se 150 punonjës të UNRWA-s janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.

Ndërkaq një sulm ajror izraelit shkatërroi një ndërtesë banimi pesë-katëshe që strehonte familjet e zhvendosura në Beit Lahiya të Gazës, duke vrarë mbi 100  palestinezë dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Ndërkaq një sulm ajror izraelit shkatërroi një ndërtesë banimi pesë-katëshe që strehonte familjet e zhvendosura në Beit Lahiya të Gazës, duke vrarë të paktën 77 palestinezë dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Sulme pati edhe mëngjesin e së martës në Yohmor të Libanit, në Luginën Bekaa ku ndërtesat u rrafshuan. Të paktën 60 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën në sulmet izraelite në Luginën lindore Bekaa të Libanit.

Klan News