Marrëveshja e arritur në Doha mes Israelit dhe Hamasit është përshëndetur nga edhe liderët botërore.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se ai e mirëpret lajmin e marrëveshjes dhe falenderoi SHBA-në, Katarin dhe Egjiptin për përpjekjet e tyre në ndërmjetësimin e bisedimeve.

Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, përshëndeti marrëveshjen, e cila sipas saj do të kthejë pengjet izraelite në shtëpi dhe do të mundësojë ndihma humanitare për qytetarët në Gaza.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri britanik Keir Starmer ishin midis udhëheqësve të tjerë që përshëndetën marrëveshjen dhe kërkuan zbatimin e saj nga të dyja palët.

Tv Klan