Janë 34 mijë dosje të përpunuara nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, për të cilat shoqata “Pronësi dhe Drejtësi” thotë se janë marrë vendime të gabuara nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.
Rasti i parë ka të bëjë me vlerësimin e tyre sipas statusit që ka patur toka në kohën që është shtetëzuar dhe rasti tjetër vjen nga dosjet që quhen të “ezauruara”, edhe pse pronarët kanë marrë vetëm disa metra kthim, dhe jo të gjithë pronën e tyre. Agim Toro thotë se vlerën e këtyre dosjeve, agjencia e ka llogaritur me ligjin e ri, duke shkelur kështu edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Data 1o qershor është afati i fundit që ish-pronarët që pretendojnë se ligji u ka bërë padrejtësi të ankimojnë rastin në Gjykatën e Administrative të Apelit.
Vlera që përfiton buxheti i shtetit për dosjet e ezauruar që janë shqyrtuar deri në vitin 1994 është 130 milion dollarë, ndërsa për pronat që i është ndryshuar statusi, shuma llogaritet të tejkalojë 300 milion dollarët.
Tv Klan