Detaje tronditëse janë zbuluar nga tragjedia në Maqedoninë e Veriut. Sipas Drejtoreshës së Spitalit të Koçanit, ky u dogj edhe diskoteka, disa prej viktimave janë të moshës së re, nga 14 deri në 24 vjeç.

Kristina Serafimova tha për mediat se aktualisht aty po trajtohen 20 pacientë me lëndime të lehta, ndërsa ata që janë në gjendje më të rëndë janë dërguar në Shtip dhe në Shkup.

Sipas saj, një numër i madh i viktimave të ngjarjes kanë ndërruar jetë në vendngjarje dhe një pjesë tjetër sapo mbërritën në spital.

Aktualisht autoritetet kanë identifikuar vetëm viktimat që kanë pasur letërnjoftime me vete.

Kujtojmë se si pasojë e kësaj ngjarje kanë humbur jetën 59 persona. Tragjedia ndodhi gjatë një koncerti në një lokal nate. Mbi 100 persona janë të lënduar. /tvklan.al