Milani triumfoi 2-1 ndaj Comos, në një përballje shumë të luftuar nga të dyja ekipet. Siç ka ndodhur shpesh këtë sezon, edhe në këtë sfidë nuk munguan polemikat.
Pas ndeshjes, trajneri i Como-s, Cesc Fabregas, kishte pretendime për gjykimin, në lidhje me golin e dytë të anuluar për skuadrën e tij.
Sipas spanjollit, pozicioni jashtë loje nuk ishte, ndërsa pranoi kartonin e kuq të Dele Alli.
“Për mua goli i anuluar nuk ishte pozicion jashtë loje. Ata e ndalojnë aksionin kur duan vetë dhe na tregojnë pamjet.
Ne bëmë një ndeshje të mirë, jo vetëm në pjesën e parë. Pësuam dy gola në dy episode nga dy lojtarë që kushtojnë 60 milionë Euro dhe luajnë për Milanin. Po përballemi me një sezon të pafat të vendosur nga detajet.
U përpoqa t’i jepja Dele Alli-t një mundësi, por ai bëri një gabim të rëndë për një lojtar me përvojën e tij. I kuqi ishte i qartë. Ai u largua në një moment kur skuadra mund të barazonte në 2-2”, deklaroi Fabregas.
Me fitore, Milani mban vendin e shtatë me 47 pikë, ndërsa Como renditet në vendin e 13-të me 29 pikë. /tvklan.al