Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari ka deklaruar se 118 persona janë shtruar në spitalet e Koçanit, Shtipi dhe Shkupit pas zjarrit në diskotekë që u mori jetën të paktën 51 personave.
Taravari nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve.
Ai tha se për këtë do të flasë pasi t’i vizitojë të gjitha spitalet në Shkup, Koçan e Shtip dhe bisedojë me mjekët që po i trajtojnë.
Ngjarja në Maqedoninë e Veriut është shumë e rëndë. Zjarri që u mori jetën 51 personave shpërtheu gjatë një koncerti të grupit DNK. Shumica e të pranishmëve kanë qenë të rinj.
Deri më tani nuk dihen shumë detaje si nisi apo si u përhap zjarri, por mediat raportojnë se dyshohet që shkak të kenë qenë mjetet piroteknike të përdorura gjatë performancës./tvklan.al