Ruqia Hidari donte të martohej me dashuri. Në vend të kësaj, ajo u martua me mblesëri në moshën 15 vjeç, një marrëdhënie e cila përfundoi në divorc kur ajo ishte 20 vjeç. Në sytë e komunitetit afgan në qytetin Australian Shepparton ku familja e Haidarit u vendos pasi u arratis nga talebanët, vajza e re kishte humbur vlerën e saj për shkak të divorcit.
Ishte dëshira e nënës së Haidarit për t’i rikthyer reputacionin e duke e detyruar vajzën e saj të martohej për herë të dytë, këtë herë me 25-vjeçarin Mohammad Ali Halimi. Martesa e tyre pa dashuri zgjati më pak se dy muaj.



Halimi vrau gruan e tij 21-vjeçare më 18 Janar 2020 dhe tani po vuan dënimin me burgim të përjetshëm. Në të njëjtin vit, policia federale australiane akuzoi nënën e viktimës për orkestrimin e një martese të detyruar.
Por tani ajo është bërë personi i parë që burgoset në Australi për këtë vepër penale. Kjo nënë është dënuar me të paktën një vit burg, për atë që një gjykatës e quajti “presionin e patolerueshëm” që ajo i kishte bërë vajzës së saj.
Ligjet e martesës së detyruar u futën në Australi në vitin 2013 dhe parashikojnë një dënim maksimal prej shtatë vjet burgim. Janë disa çështje në pritje, por kjo nënë e cila është një refugjate nga Afganistani është personi i parë që dënohet për këtë vepër.
Klan News