Dhuna brutale e policisë nuk i ndali dot protestat kundër qeverisë pro-ruse në Tbilis. Mijëra njerëz u mblodhën për të 7-ën natë radhazi në njërin nga sheshet e kryeqytetit gjeorgjian. Motivi kryesor i protestës që u duk më e qetë ishte dhunimi nga policë të maskuar deri në humbje ndjenjash i liderit të opozitës, i cili u tërhoq zvarrë nga zyrat e tij drejt komisariatit të Mërkurën, siç duket edhe në këto pamje.
Kryeministri Irakli Kobakhidze, në një konferencë për shtyp nuk e komentoi këtë rast, por tha se arrestimi i përfaqësuesve të opozitës synon parandalimin e përshkallëzimit të tensioneve politike, por jo shtypjen me dhunë të protestave. Kobahidze akuzoi protestuesit, si të nxitur nga jashtë se po dhunojnë popullin me mjete piroteknike, siç ka ndodhur gjatë protestave të kësaj jave.
Aktet e dhunës i nxiti vendimi i javëve të fundit nga qeveria për të ndalur rrugën e integrimit europian, veçanërisht pas zgjedhjeve parlamentare të Tetorit, për të cilat u akuzua se i manipuloi.
Tv Klan