Rezultati i zgjedhjeve të së shtunës rrezikon ta zhytë Gjeorgjinë në një krizë të re politike, të ushqyer nga Rusia. Presidentja pro-europiane Salome Zurabishvili refuzoi të njohë rezultatin, ku partia pro-ruse “Ëndrra Gjeorgjiane” u shpall fituese me një rezultat të thellë prej 54%. Sipas saj, votat u manipuluan masivish.

“Nuk ishim vetëm dëshmitarë, por edhe viktima të asaj që mund të përshkruhet si operacion special i Rusisë, një formë e re e luftës hibride të shpallur kundër popullit dhe vendit tonë.”

Presidentja u bëri thirrje mbështetësve të opozitës të dalin në protesta masive, deri në përsëritjen e zgjedhjeve. Opozita akuzon qeverinë pro-ruse se ka blerë vota me fonde të ardhura nga Rusia, e njëjta formë ndërhyrjeje si në Moldavi. Sipas tyre, kjo vërtetohet edhe me rezultatet e sondazheve që nxirrnin fituese partitë e opozitës, që në zgjedhje të katërta së bashku nuk morën më shumë se 34%. 

Monitoruesit e OSBE-së konfirmuan parregullsitë, ndërsa Bashkimi Europian kërkoi nisjen e hetimeve. Ndërsa Kremlini publikoi një deklaratë në mbështetje të kryeministrit Irakli Kobahidze dhe akuzoi Perëndimin se po përpiqet ta destabilizojë vendin.

Tv Klan