Qeveria në Haiti ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi bandat kriminale sulmuan një burg të madh. Të paktën 12 njerëz u vranë dhe rreth 3,700 të burgosur u arratisën nga qelitë. Drejtuesit e bandave po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Ariel Henry, vendndodhja e të cilit nuk dihet që kur ai udhëtoi për në Kenia.
Ata janë përpjekur të marrin kontrollin e aeroportit kryesor të vendit, duke shkëmbyer të shtëna me policinë dhe ushtarët. Në kryeqytet, bandat kanë ngritur barrikada për të parandaluar që forcat e sigurisë të shkelin territorin e tyre, ndërsa shkollat dhe shumë biznese janë mbyllur.
Qytetarët janë të frikësuar dhe rrugët janë boshatisur. “Bandat e armatosura na detyruan të largoheshim nga shtëpitë tona. Na shkatërruan shtëpitë dhe ne jemi në rrugë”, tha një banor.
Që nga e premtja, 15,000 njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe shumë prej tyre tani janë duke qëndruar në ndërtesës e një shkolle në qendër të kryeqytetin haitian. Zemërimi për nivelet e larta të dhunës, ka shkaktuar disa demonstrata kundër qeverisë, me protestues që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Sipas një marrëveshjeje politike, ai duhej të tërhiqej deri më 7 shkurt, por zgjedhjet e planifikuara nuk u mbajtën dhe kryeministri Henry mbetet në post.
Klan News