Rreth orës 11:45, në fshatin Kosmaç, në banesën e 64-vjeçarit me iniciale G. M., ka rënë zjarr dhe për pasojë banesa është djegur. Nuk ka persona të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike.
Shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndondhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit./tvklan.al