Sot, rreth orës 03:15, në qytetin e Orikumit, në një ngushticë pas një pallati, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Burime bëjnë me dije se sasia e tritolit është vendosur në godinën e një prej pallateve që gjendet në shëtitore. Ai është vendosur pas një biznesi në zonë ku njëkohësisht është edhe hyrja e pallateve që jetojnë edhe familje. Shenjat nga shpërthimi janë ende të freskëta. Sipas informacioneve paraprake, një person i vetëm i maskuar ka vendosur tritolin dhe është larguar.


Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

/tvklan.al