Protesta në qendrën shëndetësore, familjarë e banorë mblidhen te uzina
Punonjëset e rafinerisë së përpunimit të naftës në Ballsh vijojnë grevën në ditën e dytë. Ato morën stafetën e protestës së urisë nga burrat një ditë më parë, ndërsa janë të vendosura për ta vazhduar reagimin e tyre derisa të marrin pagesat e prapambetura.
Në ambientet e qendrës shëndetësore të uzinës janë të ngujuara 20 gra, ndërsa pranë tyre qëndron edhe një pjesëtare e bluzave të bardha. Jashtë mjediseve të uzinës janë grumbulluar kolegë të tyre dhe familjarë për t’i përkrahur në grevën e urisë.
Nga kompania që menaxhon rafinerinë nuk ka ende asnjë sinjal se do të ketë një marrëveshje me naftëtarët që këta të fundit të marrin pagat e 27 muajve punë. Edhe takimet e fundit me përfaqësues të firmës kanë dështuar.
Klan Plus