Këtë sezon vere markat elitë të modës po nxjerrin koleksionet e reja dhe më të veçanta, për ta bërë pushimin buzë detit të paharrueshëm.

Mesa duket ky është qëllimi kryesor i dy brendeve më të famshme në fushën e modës. Dolce & Gabbanës dhe Havaianse bëhen bashkë për të sjellë koleksionin më të ri të shapkave për plazh.

Havaianas si brend i prodhimit të shapkave plastike mbahet mend për komoditetin dhe rehatinë, por kur bëhet bashkë me një markë luksoze italiane si Dolce & Gabbana oa dyshim që do të jetë në qendër të vëmendjes për shumë kohë.

Koleksioni i ri sjell shapkat plastike me vlerë rreth 138 dollarë, të dezinjuara me motive të leopardit, zebrës, por dhe duke guxuar me ngjyrat verore neon.

/tvklan.al