Këtë javë është hapur një ekspozitë e re në nder të Naomi Campbell e cila është e para e këtij lloji kushtuar një modeleje.
E titulluar “Naomi In Fashion” ekspozita ndalet tek karriera e një prej fytyrave më të njohura të modës përmes veshjeve me të cilat ajo ka modeluar si dhe ndikimit të saj në këtë fushë.
Ekspozita, e cila hapet për publikun të shtunën ka fustane magjepsëse, taka të larta, si dhe një ekspozim të fotove të ndryshme të kopertinave të revistave të Campbell, të kuruara nga ish-redaktori i revistës së njohur të modës Vogue, Edward Enninful.
Sonet Stanfill, kuratore e ekspozitës: Mendoj se është një pyetje e rëndësishme se pse po bëjmë një ekspozitë për Naomi Campbell dhe pse pikërisht tani. Mendoj se ka të bëjë me faktin se ne kemi patur shpesh ekspozita për fotografë të njohur dhe për stilistë të ndryshëm por modelet shpeshherë lihen anash. Karriera e jashtëzakonshme 40-vjeçare e Naomi Campbell është me është një shembull në këtë fushë, sepse jo vetëm që ajo ka punuar me stilistët dhe fotografët, revistat më të mira, në industri, por edhe përdor platforma e saj për të ndihmuar stilistë të rinj.
54-vjecarja filloi karrierën e saj si adoleshente dhe ka modeluar për marka të njohura të modës si Versace, Chanel, Prada dhe Dolce & Gabbana dhe shumë të tjera.
Ajo gjithashtu ka përkrahur stilistët afrikanë.
Sonet Stanfill, kuratore e ekspozitës: Pra, ajo çfarë donim të tregonim me këtë ekspozitë është karriera e pabesueshme 40-vjeçare e Naomit në fushën e modelingut dhe të përpiqeshim të pasqyronim momentet më kulmore në karrierën e saj, qoftë në pasarelë, në tapetin e kuq, në media dhe në reklama, si dhe duke treguar gjithashtu edhe stilistët kryesorë me të cilët ajo ka punuar gjatë karrierës së saj. Me stilistin Azzedine Alaia, ajo bashkëpunoi aq shumë sa u bënë shumë të afërt. Ajo e quajti atë ‘baba’ dhe ai e quajti vajzën e tij. Ata kishin një marrëdhënie të ngushtë dhe ajo punoi me të gjatë dekadave. Por gjithashtu, edhe stilisti si Gianni Versace,ndihmoi në ngritjen e saj në karrierë si supermodele.
Por cilët janë artikujt më të rrallë të kësaj ekspozite?
Sonet Stanfill, kuratore e ekspozitës: Një nga elementët kryesore të kësaj ekspozite janë një palë këpucë të Vivienne Westëood që ajo veshi gjatë rënies së famshme në pasarelë, ndërsa ecte në një nga sfilatat e stilistes së njohur. Këto janë një palë këpucë të padurueshme të larta të purpurta. Dhe ne i blemë ato këpucë në atë kohë, menjëherë pas shfaqjes. Por, për herë të parë, ne i kemi bashkuar ata me veshjen që ajo mbante gjatë pasarelës dhe e kemi vendosur të gjithë këtë pamje në një manekin që është porositur posaçërisht me këtë pozë për të imituar atë moment, atë moment kyç në historinë e modës.
Veshjet e ekspozuara i përkasin një sërë emrash të njohur të modës si të ndjerit Gianni Versace dhe Azzedine Alaïa, si dhe stilistë afrikanë duke përfshirë Kenneth Ize dhe Thebe Magugu.
Ajo ishte modelja e parë me ngjyrë që u shfaq në kopertinat e revistës franceze Vogue dhe Time dhe ishte gjithashtu modelja e parë me ngjyrë në kopertinën e numrit kyç të Shtatorit të American Vogue.
Sonet Stanfill, kuratore e ekspozitës: Mendoj se ndikimi i Naomit ka qenë dhe vazhdon të jetë, jo vetëm në pasarelë por edhe pse është e pabesueshme para objektivit të kamerës, por edhe se ajo përdor platformën e saj për të vënë në pah punën e të tjerëve.
Në këtë ekspozitë del në pah edhe roli i saj si aktiviste.
Sonet Stanfill, kuratore e ekspozitës: Ajo çfarë duhet të theksojmë është edhe marrëdhënia e saj me Nelson Mandela, i cili mendoj e frymëzoi që ta përdorte famën e saj për të patur një ndikim të mirë tek të tjerët.
Pjesë e ekspozitës është edhe ky fustan i jashtëzakonshëm i Dolce & Gabbana Naomi Campbell i cili veshi në ditën e saj të fundit të shërbimit në komunitet në një depo plehrash në Nju Jork.
Dënimi vinte pas shpalljes fajtore nga gjykata pasi ajo qëlloi me telefon shërbyesen e saj me të cilën pati një mosmarrëveshje të momentit për një palë xhinse blu.
Avokati i saj David Breitbart u tha gazetarëve në vitin 2007 se ajo kishte pranuar se kishte hedhur një, por ishte një aksident dhe jo i qëllimshëm.
Campbell, nuk është e panjohur për polemika pasi edhe në të kaluarën ish-punonjës të saj e kanë akuzuar atë se e kanë ka sulmuar.
Ajo e ka fajësuar temperamentin e saj të nxehtë për pakënaqësinë e vazhdueshme ndaj babait të saj për faktin që ai e braktisi kur ishte e vogël.
Ndërkohë, kjo ekspozitë, e cila zgjat deri më 6 Prill 2025, përfshin komente të shkruara dhe audio nga Campbell duke kujtuar momentet kryesore të karrierës së saj, si dhe ka gjithashtu edhe një pasarelë të improvizuar për ata që duan të imitojnë ecjen e saj e saj të famshme.
Klan News