Vera po afron dhe bashkë me të edhe stresi për të patur një gardërobë moderne. Por duket se stilistët e kanë gjetur zgjidhjen për vajzat, nëse doni të ndjeheni komode dhe të bukura njëkohësisht bëni mirë që t’i ndiqni këto këshilla. Shumë stilistë të famshëm sugjerojnë si shpëtim xhinset e shkurtra.

Këto veshje cilësohen si të domosdoshme pasi janë të themeli i një gardërobe të rehatshme dhe moderne. Pantallonat e shkurtra më shumë se sa një shpenzim parash konsiderohen si një investim, kjo do t’ju ngushëllojë pak.

Me kalimin e viteve tendencat e reja të xhinseve janë shfaqur fuqishëm por prerja dhe modeli i tyre mbetet klasik. Duke qenë se pantallonat xhins janë një prerje e rehatshme, stilimi i tyre është mjaft i thjeshtë pasi ato nuk kërkojnë kombinime të detajuara për të plotësuar veshjen tuaj.

Megjithatë nëse kërkojnë një udhëzim të vogël stilistja e njohur Nejla Renee sugjeron që pantallonat e shkurtra të vishen me një bluze të thjeshtë ose me vija. Duke u bazuar trendet më të fundit të modës stilistja Renne ka përpiluar 21 palët e pantallonave që do të jenë të përsosura për verën 2024.
/tvklan.al