Në hyrje të Kuvendit, deputetët e Partisë Socialiste janë marrë në pyetje nga gazetarët në lidhje me komentin e tyre për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Një pjesë nuk ka preferuar që të bëjë asnjë koment lidhur me arrestimin e Veliajt, ndërsa të tjerë janë shprehur se duhet lënë që drejtësia të thotë fjalën e saj.

Më poshtë, disa nga reagimet e deputetëve socialistë për arrestimin e kreut të Bashkisë Tiranë:

Niko Peleshi: Nuk kam asnjë koment.

Nasip Naço: Të lëmë drejtësinë që të flasë dhe pastaj të bëjmë komente.

Xhemal Qefalia: Drejtësia duhet të bëjë punën e saj dhe ta lëmë drejtësinë që të thotë fjalën e vet deri në fund.

Petro Koçi: Duhet të pyesni Berishën, e quan SPAK-un organizatë kriminale apo jo. Kjo është pyetja.

Eduart Shalsi: Vazhdoni që të bëni të njëjtat pyetje, ndërkohë që e dini përgjigjen e Partisë Socialiste.

Blerina Gjylameti: Akuzat i shikon drejtësia, unë flas për anën njerëzore.

Blendi Klosi: Nuk jam i autorizuar që të bëj asnjë koment.  

Sjellim në vëmendje se me vendim të GJKKO-së është caktuar  sot masa e “arrestit me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe ajo e “arrestit në shtëpi” për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa./tvklan.al