Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mëson sot në orën 10:00 nëse do të lirohet apo do të vijojë të qëndrojë në qeli. Ky ishte vendimi i marrë nga gjyqtari Engert Pëllumbi ditën e djeshme në seancën që zgjati më shumë se 3 orë.
Në ditët e 2-të të seancës gjyqësore trupa gjykuese dëgjoi palën mbrojtëse përfshirë vetë kryebashkiakun Veliaj. Mësohet se kryebashkiaku Veliaj ka kundërshtuar provat e reja nga SPAK, me pretendimin se Prokuroria e Posaçme ka përgjuar 1 muaj bisedat familjare që sipas tij kanë të bëjnë me intervistat në media.
Nga ana e tyre, prokurorët e SPAK, nuk kanë ndryshuar qëndrim, duke kërkuar që kryebashkiaku të qëndrojnë në të njëjtën masë “Arrest në burg”. Në krahun tjetër pala mbrojtëse kërkoi zbutjen e masës së sigurisë duke ofruar edhe garanci pasurore. Sipas avokatëve, kryebashkiaku “nuk ka rrezik për prishje provash apo largim nga vendi”.
Veliaj u arrestua më 10 Shkurt, i akuzuar për dy vepra penale, atë të “korrupsionit pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”.
Lirinë kërkoi edhe biznesme i Elman Abule, për të njëjtat arsye.
Klan News