Në një nga çerdhet e Dubait, fëmijët priten nga një qen robotik si pjesë e një qasjeje novatore për edukimin, duke kombinuar teknologjinë e avancuar me metodat tradicionale të të mësuarit.
Pasi e nisin ditën e tyre me një shoqëruese “lozonjare” të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, fëmijët ndjekin disa orë mësimi në klasa si dhe kryejnë aktivitete në qendrën ‘FRIENDLY EARLY CHILDHOOD CENTER’. Teknologjia e avancuar përdoret për të zbuluar edhe pak nga bota e vogëlushëve.
Drejtoresha Ekzekutive e ‘Çerdhes Miqësore’, Ekaterina al-Bakri, thotë se është me rëndësi mbajtja e një ekuilibri midis arsimit klasik dhe teknologjisë së përparuar.
“Qendra jonë shkon përtej bazave tradicionale. Ne ndërthurëm arsimin klasik me Inteligjencën Artificiale dhe teknologjinë e lartë duke zbatuar mjetet ndërvepruese si tavolina interaktive me rërë, si tavolina inteligjente, qen robotikë, që kemi në recepsionin tonë të cilët përshëndesin në hyrje fëmijët me prindërit e tyre.”
Duke përdorur tabela të bardha interaktive, investimi i çerdhes në makina të tilla të teknologjisë së lartë nuk ka një çmim të lirë, pasi tarifa vjetore arrin 21,780 USD.
“E dinim që investimi për të pasur një çerdhe të tillë do të ishte i madh, por ne nuk u ndalëm. Donim t’i tregonim jo vetëm Emirateve te Bashkuara Arabe, por edhe botës që kemi ngritur çerdhe si këto. Po, ne kemi një tarifë premium, ndoshta është pak më e lartë se zakonisht, por është miratuar nga ministria.”
Ndërsa më shumë institucione arsimore fillojnë të udhëheqin rrugën në formësimin e së ardhmes së arsimit dhe në ndërveprimin e teknologjisë së Open AI pedagogu i vjetër në inxhinierinë e softuerit në Universitetin e Boltonit, Renuka Nyayadhish shprehet se është përshtatur me sukses kjo risi, por prindërit, mësuesit dhe nxënësit duhet të punojnë së bashku.
“Pra, ndërsa kalojmë nga shkumësi në tablet në teknologjinë tjetër të AI, dhe për ta përdorur atë në mënyrë efektive duhet që ekipi i prindërve, mësuesve dhe nxënësve, të punojnë së bashku. Ata duhet të përshtasin AI në mënyrë efektive pa humbur asnjë aktivitet fizik, kështu që do të jetë e dobishme. Mjetet dhe pajisjet interaktive janë vetëm për të mësuar përmes lojës. Në këtë mënyrë fëmijët e kuptojnë edhe ndarjen mes edukimit klasik dhe atij nëpërmjet tekonologjisë.“
Sipas drejtuesve të çerdhes vogëlushët mësojnë matematikën, kaligrafinë, gjuhët, shkencën.
Klan News