Abigeila Voshtina është një violiniste shumë e suksesshme, për një periudhë kohe asaj ju besua drejtimi artistik i Teatrit Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor, ndërsa që prej 1 Korrikut asaj ju dorëzua mandati si drejtoreshë e përgjithshme e këtij institucioni.
E ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan Abigeila ka treguar se mandatin si drejtoreshë e TKOBAP e ka marrë në të njëjtin muaj kur u bë nënë për herë të parë. Ajo ka lindur një djalë të cilin e ka quajtur Enea, datëlindja e të cilit përkon me atë të violinistes. Sipas saj edhe pse një fëmijë nuk ka qenë një plan i saj, emocionet që ka ndier nga ky fëmijë nuk i ka ndier nga asgjë tjetër, si dhe i ka dhënë forcë për të vazhduar me projektet e saj.
Rudina Magjistare: Vijmë me lajmin e bukur të lindjes së djalit Enea, kështu që unë ju uroj me jetë të gjatë engjëllit të vogël që ka ardhur në jetën tuaj. Një bekim apo jo?
Abigeila Voshtina: Është shumë e vërtetë. Ndjesia e të qenurit nënë, për mua nuk ka qenë në planet e mia, prandaj edhe ka ardhur kaq vonë. Kam qenë një njeri shumë i përkushtuar ndaj karrierës dhe detyrave. E kam akoma këtë sens, nuk diskutohet. Por fëmija ka një emocion dhe një sensibilitet që më përpara në disa gjëra nuk e kisha. Kështu që më ka dhënë edhe forcën që të bëjë këtë që po bëj sot.
Rudina Magjistare: Dhe çuditërisht kanë përkuar në fakt të dyja gjërat njëkohësisht dhe ardhja e djalit dhe përgjegjësia e re si drejtore
Abigeila Voshtina: Mandati është marrë në 1 Korrik, ndërsa djali ka lindur në datën 18. Datëlindja e tij përkon edhe me timen./tvklan.al