Prej vitesh duke prekur skenat më të njohura evropiane dhe italiane, Abigeila Voshtina është padyshim një ndër violinistet më të suksesshme. Pasioni dhe dashuria për artin e kanë shoqëruar atë në çdo hap të rëndësishëm edhe sot kur ajo mban postin e drejtoreshës së Tetarit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

E ftuar në studion e “Rudina” ajo zbuloi disa nga surprizat dhe aktivitet e Operës dhe Baletit. Teksa shprehet shumë e lumtur për objektivat e përmbushura, Vokshina tregon se në skenat e Teatrit Kombëtar do të mbahen katër shfaqje duke cilësuar se një prej tyre do të zhvillohet në sheshin e kryeqytetit.

Surpriza e këtij festivali do të jetë “Bukuroshja e fjetur”, e cila nuk do të shfaqet vetëm në Tiranë, por dhe në qytete të tjera.

Abigeila Voshtina: Janë katër shfaqje që bëhen në Teatrin Kombëtar, është një shfaqje që bëhet në shesh. Janë edhe katër shfaqje të tjera që bëhen në Teatrin Kombëtar. Pra është një festival i mirëfilltë ku ka masterclass. Jam e lumtur sepse çdo objektiv si rritja e kualitetit, rritja e cilësisë artistike të cilën të gjithë e duam, të gjithë luftojmë të kemi një shije të rafinuar, kërkojmë të rritemi aty ku objektivat tona janë. Objektivat e mia si drejtuese ka qenë te rritja e brezit të ri shqiptar, i cili vjen në kor në balet, vjen si solist, që jashtë shtetit nuk është një gjë normale. Ka bashkëpunime pa fund sepse jo vetëm që do të vijë baleti konteporan, por kemi thirrur dhe trupën e Vaknës, e cila vjen me “Bukuroshen e fjetur”.

Vjen një nga mrekullitë e baletit klasik siç është “Bukuroshja e fjetur”, e cila do të shkojë edhe në tur, nuk do të jetë vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës. Ndërkohë i rikthehemi Puccinit e cila do të jetë “mesha e Glorës”, që do të bëhen një herë në teatrin tonë dhe pastaj mbyll gjithë festivalin e Puccinit në të gjithë botën, që është data 29 Nëntor, me orkestrën dhe solistët tanë në kishën ku janë bërë festimet e vdekjes së Puccinit.

Kemi një lajm shumë të bukur sepse pas shumë kohësh baleti do të fillojë të lëvizë, do të shkojë në Palma de Mallorca me “Zhisel” dhe më pas ka një tur në Italinë e Veriut me “Arrëthyesin”. Sigurisht që “Arrëthyesi” nuk do të mungonte në kalendarin tonë. Kemi dhe ne “Arrëthyesin” në fund të vitit. Rikthehet pas 11 vjetësh Sajmir Pirgu me një nga sopranot më në zë në botë. Kemi në vëmendjen tonë krijimtarinë shqiptare, do të kemi një cilik me koncerte./tvklan.al