Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin, për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Çekisë dhe Ukrainës.

Lojtarët e parë kanë mbërritur në Tiranë ditën e diel, ndërsa këtë të hënë, trajneri Silvinjo ka zhvilluar seancën stërvitore me një grup më të madh lojtarësh.

Të parët që mbërritën në grumbullimin e Shqipërisë të dielën ishin: Andi Hadroj, Feta Fetai, Arbër Hoxha, Alen Sherri, Ylber Ramadani, Ardian Ismajli dhe Thomas Strakosha, ndërsa mbrëmjen e kësaj të hëne, prite të jetë grupi i plotë.

Dëmtimet shqetësojnë së tepërmi trajnerin Silvinjo në prag të dy sfidave, me teknikun kuqezi, që pret të shohë nga afër gjendjen e lojtarëve, për të mësuar më pas se cilët do të jenë të gatshëm për të zbritur në fushë.

Shqipëria do të luajë ndaj Çekisë më 16 Nëntor, ndërsa 3 ditë më vonë sfidon Ukrainën. Dy takimet do të luhen në Tiranë, ndërsa transmetohen ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan.

/tvklan.al