Kombëtarja shqiptare, zhvilloi këtë të martë, ditën e dytë të përgatitjeve, për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve, ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Trajneri Silvinjo, kishte në stërvitje edhe Myrto Uzunin, Mario Mitajn, Jasir Asanin dhe Adrian Bajramin, ndërsa Enea Mihaj mbërriti pasditen e sotme në Tiranë dhe u la pushim nga stafi teknik....