“Ia dolëm”!

Kështu shprehet kryeministri Edi Rama pasi Senati italian miratoi marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë.

Nga kjo marrëveshje garantohen të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare asnjë vit pune nuk humbet, ka siguri dhe perspektivë të re për thuajse gjysmë milioni shqiptarë dhe 4 mijë italianë si dhe përfitime për pension pleqërie, invaliditeti, sëmundjet dhe papunësinë.

Në fund kryeministri bën një përshëndetje edhe në italisht: Grazie Italia, grazie sorella d’Italia.

Kujtojmë se marrëveshja u miratua me të gjitha votat pro të senatorëve. Tashmë i takon presidentit Sergio Mattarella ta firmosë dhe marrëveshja do të hyjë në fuqi./tvklan.al