Problemi kryesor i Italisë në vitet e fundit ka qenë padyshim sulmi. “Axurët” vazhdojnë të vuajnë për një lojtar “vrastar” në repartin e avancuar.
Në këtë situatë, trajneri Luciano Spalletti ka nisur të kërkojë për një sulmues, të cilin duket se e ka gjetur në Serinë A. Tekniku italian pëlqen shumë Santiago Castron e Bologna-s, i cili në sezonin e tij të parë si titullar, ka shënuar nëntë gola.
Futbollisti i vitit 2004 është me origjinë nga Argjentina, por në Itali janë gati t’i japin pasaportën italiane. Sipas “TycSports”, bisedimet e para kanë nisur, por nuk do të jetë e lehtë.
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka gati listën për Castron në ekipin e parë, për kualifikueset e Botërorit.
Zgjedhja tashmë është në dorën e lojtarit, që duhet të zgjedhë se cilën kombëtare do të përfaqësojë, mes Argjentinës dhe Italisë. /tvklan.al