Blendi Fevziu ndau një të dhënë historike interesante për Shqipërinë dhe Eritrean. I ftuar në  emisionin “Rudina” në Tv Klan për të rrëfyer udhëtimin e tij nga Xhibuti në Eritrea, gazetari evidentoi shumë ngjashmëri mes Shqipërisë ish-komuniste dhe Eritreas që vijon të ruajë regjimin.

Por kjo nuk është e vetmja pjesë historike që i afron dy vendet. Edhe pse larg, dikur Shqipëria dhe Eritrea kanë qenë pjesë e të njëjtit shtet.

Blendi Fevziu: Ne dhe Eritrea kemi qenë një shtet. Në një pjesë të Eritreas kemi qenë  pjesë e Perandorisë Osmane për 300 vjet me Masauan dhe shqiptarët kanë dominuar pjesën e Masauas sepse Muhamed Aliu që shkoi me shqiptarët në Egjipt, i zbriti poshtë shqiptarët, ata i quajnë akoma arnautë deri në Xhibuti dhe në Xhibuti ishin të njohur arnautët që kishin marrë. Kryesorja ishte që nga viti 1939-1943 ne kemi qenë një shtet me Eritrean, kemi qenë brenda Mbretërisë Italiane dhe kemi pasur një pasaportë, pra pasaporta që kishte një shqiptar ishte pasaporta që kishte edhe një eritreas, edhe një abisinas, pra një etiopian dhe një italian, pra kemi pasur të njëjtën pasaportë. Kur po e thosha këtë më çuan me dhejtëra vetë në Instagram një pasaportë të një shqiptari që thoshte pasaportë e Mbretërisë Italiane, Shqiptare dhe Perandorisë Etiopiane dhe Eritreas. Pra imagjinoje që 4 vjet kemi qenë në një shtet, 6 mijë kilometra larg./tvklan.al