15 vite nga “Masakra e Kozares” në Kuçovë të Beratit, ka reaguar për herë të parë njëri nga personat që akuzohet nga kushërinjtë e tij se ka vrarë Shpëtim Marrën, gruan Florije Marra dhe Artiolin, djalin 2 vjeç të çiftit.
Ky person është Armando Marra, i cili ka folur për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, në episodin e 4-t të kësaj dosje që po trajtohet nga emisioni.
Në një bisedë telefonike me gazetarin Spartak Koka, Armando Marra flet nga Italia ku dhe jeton prej disa vitesh. Ai ka treguar versionin e tij për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në muajin Shkurt të vitit 2006 në Kozare.
Armando Marra mohon kategorikisht që të ketë lidhje me këtë masakër. Sipas tij, autori është Luan Marra, vëllai i të ndjerit Shpëtim Marra, i cili prej disa vitesh tashmë vuan dënimin me burgim të përjetshëm.
Por Luan Marra dhe familjarët e tij mohojnë që ai të jetë autor i vrasjes së vëllait të tij, kunatës dhe nipit. Familja Marra akuzon Armando Marrën si person të dyshuar për këtë ngjarje, me motivacionin e një krushqie të prishur vite më parë.
Luan Marra u arrestua disa muaj pas masakrës. Në intervistën që dha javën e kaluar për emisionin Uniko, tha se në atë kohë kishte pranuar krimin pas 5 ditëve dhune dhe torture nga policia. Grupi hetimor ndoqi pistën e marrëdhënies jashtëmartesore të Luan Marrës me kunatën e tij dhe për shkak se kjo e fundit kishte mbetur shtatzënë me fëmijën e dytë, Luani vrau gjithë familjen.
Por vetë Luan Marra nuk e ka pranuar asnjëherë që të ketë patur marrëdhënie intime me gruan e vëllait të tij, edhe pse 15 vite më parë pranoi autorësinë e vrasjes, siç thotë ai, “pas një dhune 5 ditore nga policia”. Gjykata Kushtetuese e ka kthyer dy herë për rigjykim dosjen e Luan Marrës, pasi ka pasaktësi.
Intervista e plotë e Armando Marrës me gazetarin Spartak Koka:
Spartak Koka: Për korrektesë të kishim një reagim tuajin për akuzat e kushërinjve tuaj…janë ata njerëz me të cilët ke ngrënë dhe ke pirë apo jo? Ti si kushëri…
Armando Marra: Kam ngrënë dhe kam pirë dhe i jam përgjigjur shumë herë atyre për çdo gjë, çdo sebep që kemi qenë aty në shtëpi…
Spartak Koka: Sigurisht pra, duke parë dhe marrëdhëniet që ke patur shumë të afërta me ata në video…se në ato video ju dukeni më shumë se vëllzër me njëri-tjetrin apo jo?
Armando Marra: Po, pra po ashtu kemi qenë…
Spartak Koka: Pikërisht dhe për këtë fakt unë kam kërkuar që të kem një reagim tëndin qoftë edhe për t’iu thënë atyre familjarëve nga televizori që kërkojeni diku tjetër këtë autorin e ngjarjes mos e kërkoni tek unë..
Armando Marra: Tani dëgjo mua këtu, ata e dinë shumë mirë ku e kanë, po leje ç’a bëjnë llogje ata tërci e vërci andej e këndej lart e poshtë, e dinë shumë mirë …
Spartak Koka: Jo, realisht a dinë ku e kanë sepse mua nuk ma pranon arsyeja që një familje të fusë në dhe tre pjesëtarë të familjes dhe të fshehë një krim, e kupton, po qe se ti di ndonjë gjë bujrum…
Armando Marra: O miku im, me i fut dhe po I fshehin o vëllai im se nuk e çonte të flinte atë vetëm atje tek shtëpia e kunatës, o pasha…
Spartak Koka: Kë nuk çonte?
Armando Marra: Nuk çohet kunati të vejë të flerë me kunatën vetëm në shtëpi o mik …nuk çohet vetëm.
Spartak Koka: E kuptoj, kjo është arsyeja?
Armando Marra: Kjo është arsyeja? ….Ja kam thënë dhe në gjyq këtë atij kur i kam dalë …kam qenë dëshmitar në gjyq o mik…ku e dije ti më ka bwrw një pyetje…ku e dije tha që unë flija tek kunata…pinim kafe natë për natë bashkë dhe më thoshte po iki se është kunata vetëm, do iki të fle andeja…edhe në sallë gjyqi ja kam thënë…ç’a po kërkoni më na lini rehat në hallet tona o vlla, a të keqen vllai…
Spartak Koka: Ti ke pas dijeni për marrëdhëniet e Luanit me Florijen?
Armando Marra: Nuk di gjë për marrëdhëniet…di që flinte në atë shtëpi vetëm me Florijen dhe kështu na thoshte, pinim kafe dhe thoshte do iki se është kunata vetëm dhe fle tek shtëpia e vëllait…
Spartak Koka: Po ky fakt a e bën Luanin autor po të pyes?
Armando Marra: A bën Luanin autor, Luani e bëri veten e vetw autor…
Spartak Koka: Jo, jo nuk po më dëgjon se je ndoshta i zënë edhe nuk po ashtu…po të pyes…A flet dot njëherë?
Armando Marra: Po flas pa merak.
Spartak Koka: Ok, po të pyes ky fakti që Luani ka fjetur tek shtëpia e kunatës a e bën apriori autor të ngjarjes?
Armando Marra: Vallahi i bindur nuk jam, nuk e them dot me bindje të plotë atë po…por përderisa e pranoi vetë, përdërisa e pranoi vetë o mik…
Spartak Koka: Nën dhunë dhe torturë mund të pranojw kushdo ashtu…
Armando Marra: Më dëgjo si e ke emrin që të të flas tamam unë ty…
Spartak Koka: Spartak, t’u prezantova që në fillim.
Armando Marra: Spartak, dëgjo këtu vëllai tem lëre dhunën ç’a tregon Luani, apo tjetri apo tjetri…nuk është dhunuar i vetmi Luani atje lart, o miku im. Nuk është dhunuar vetëm Luani, atje janë dhunuar me dhjetra çuna, pse nuk e pranoi Gëzim Çepa, përse nuk e pranoi Besnik Daja apo tjetri apo tjetri që më çuan mua në Greqi atëherë dhe u dhunuan vetëm për faktin që nuk tregonin qëi çova unë hëngrën dajak pastaj thanë që unë e nisa në Greqi…nga Greqia do hidhesha për në Itali për çfarë nuk e pranuan ata këtë çështje? Gëzim Çepa përse nuk e pranoi që…Gëzim Çepa është akuzuar si puna ime në fillim aq dajak ka ngrënë…përse nuk e pranoi ai?
Spartak Koka: Gëzim Çepaështë mbajtur 5 ditë kështu më dhunë dhe torturë?
Armando Marra: Eee është mbajtur dhe dy ditë dhe tre ditë edhe një nate tërw natën…tërë ditën nga mëngjesi në darkë…
Spartak Koka: Vetëm për këtë çështje?
Armando Marra: Për këtë çështje…është pyetur për mua ku kam qenë ku kam ikur qysh kam ikur, se ditën që kam ikur nga Kozarja ka qenë me mua deri në orën 3 pasdite…
Spartak Koka: Po…
Armando Marra: Aman të keqen vëllai na lini rehat me gjithë këto se i kemi kaluar o vlla 9 muaj rresht pasi …para se të dilte nuk kishte javë që venim nëpër policira dhe jepnim deklarata a të keqen vëllai…
Spartak Koka: Ok, po fakti…ju atë ditë nuk keni qenë aty apo jo?
Armando Marra: Jo nuk kam qenë fare aty dhe biles Luani e ka dëgjuar shumë mirë kur kam ikur unë nga Kozaria…e ka dëgjuar se ka qenë dy metra larg meje ku do veja. Në darkë u bë poterja aty.
Spartak Koka: Po në mendimin tënd kush mund ta ketë vrarë Shpëtimin? Ti ke pas marrëdhënie të mira më Shpëtimin…
Armando Marra: O pasha përveç Luanit nuk ka njeri tjetër…
Spartak Koka: Po arsyeja përse?
Armando Marra: Nuk ka rrugë…arsyeja kjo që janë, që fliten…
Spartak Koka: Po ajo që thonë ata që ti ke qëlluar me armë 10 ditë para…
Armando Marra: Jo, 10 ditë jo jo ka qenë 1 muaj e 10 ditë para kam gjuajtur në toka përpara se kisha serrwn me vidhnin domatet vëlla dhe kam gjuajtur në fushë përpara matanë xhades dhe në mes të fushës në cep të serrave të mia kam gjuajtur…
Spartak Koka: Kuptoj ….që thërrisje Shpëtim…se thërrisje Shpëtim, Shpëtim…
Armando Marra: Jo, jo,jo ka qenë dritë, serra ime ka qenë fillonte matanë shtëpisë së Ilirit e deri në kthesë…
Spartak Koka: E kuptoj, po kanë gjetur dhe dy gëzhoja të armës tënde jashtë…
Armando Marra: Urdhëro?
Spartak Koka: Kanë gjetur dhe dy gëzhoja të armës tënde jashtë.
Armando Marra : Po po janë gjetur gëzhojat, i ka gjetur policia i kam treguar unë vendin i gjeti policia u bë ekspertiza çdo gjë vëlla…
Spartak Koka: E kuptova.
Armando Marra: Dënimin e asaj arme unë e bëra miku im, i bëra tre muaj burg…
Spartak Koka: Dhe një pyetje tjetër që kam…Miqësia e prishur që ka ndikuar Shefqet Marra dhe Shpëtimi siç pretendojnë ata, a mund të jetë motiv që ju të kishit konflikt me njëri-tjetrin?
Armando Marra: Tani më dëgjo me vëmendje, nuk bën vaki kurrë ajo gjë në botë se ajo miqësia as nuk u niste. Qenë thjesht llafe…ajo as nuk u nis as nuk u pyet as nuk u bë lerë ç’a ashtu…vajti gjyshi me anë të pleqve ta pyes vëllain se ka qenë I martuar ç’a reagimi do bëjë …vajtën e pyetën vëllai seç i kishte reaguar vazhdoni bëni çfarë të doni tha ai por kur tw vijw ai mik në shtëpi unë nuk do jem…këto kanë qenë llafet…
Spartak Koka: Po ju i prishët marrëdhëniet me ta me njëri-tjetrin?
Armando Marra: Me kë?
Spartak Koka: Me Shefqetin, me Shpwtimin me…
Armando Marra: Pas këtyre llafeve ka kaluar dhe një javë që na flisnin na përshëndesnin pastaj e prenë fare nuk po na flisnin më, se për çfarë arsye ata e dinë o vlla…
Spartak Koka: Po ti marrëdhënien me Shpëtimin si e ke pas ditën e fundit?
Armando Marra: Me Shpëtimin shumë shumë shumë të mira…
Spartak Koka: Po me Florijen?
Armando Marra: Me kë?
Spartak Koka: Me Florijen?
Armando Marra: Me Florijen kur ishte Shpëtimi aty një “mirë je”…nuk para veja andej vëlla.
Spartak Koka: Po as kontakte kur ishit në dreka, darka familjare?
Armando Marra: Jo jo thjesht një “mirë je” kaq…
Spartak Koka: Po me çunin e takoje ndonjëherë Artiolin?
Armando Marra: Artiolin…një herë në tre muaj, një herë në 4 muaj, një herë në 5 muaj…
Spartak Koka: Se i vogël ka qenë ai 2 vjeç e 4 muaj…
Armando Marra: Kur qëllonte që vinte ndonjëherë Shpëtimi nga Greqia që e merrte përdore që dilte aty tek rruga që isha tek serea…
Spartak Koka: Po mirë për këtë prishjen e fejesës nuk ke pas diskutime me Shpëtimin?
Armando Marra: Jo pasha jo, unë në botë jo me ata po me asnjërin…
Spartak Koka: Po në mendimin tënd ti thua është Luani përse familja po investohet që të thotë që Luani nuk është autori?
Armando Marra: Më dëgjo tani më vëmendje…
Spartak Koka: Po të pyes shumë sinqerisht, e di përse? Ata kanë humbur Shpëtimin, nipin, kanë humbur dhe gruan e Shpëtimit dhe pse duhet të investohesh kur ke këtë gjë?
Armando Marra: Nuk i kanë humbur i vranë vetë, nuk i kanë humbur, nuk i kanë humbur o miku im i vranë vetë deshën i vranë…
Spartak Koka: Po pse deshën?
Armando Marra: Deshën…po ti i ke të tëra aty o vëlla ke listë aty me pyet Ilirin…pse se merrni në pyetje atë Ilirin ju, por përdridhet Iliri sa andej këndej…pse se merrni nw pyetje nusen e Ilirit në pyetje të tregojë ato gjëra që ka për të thënë…
Spartak Koka: Po pse për ç’a e kanë vrarë, janë të gjithë bashkë për të vrarë Shpëtimin?
Armando Marra: Vallahi, vallahi për mendimin timë unë mua aty më rri mendja se ata e kanë ditur të tërë këtë muhabet për ta vrarë.
Spartak Koka: Po përse?
Armando Marra: Për këtë arsye pra që flitet…
Spartak Koka: Pra Luani për fjalët që flitej se shkonte me Florijen ishte zbuluar dhe gjithë familja duhet të shuante familjen e Shpëtimit?
Armando Marra: Më dëgjo mua këtu tani…Shpëtimi kishte autoritet në atë shtëpi o vlla dhe ishte vërtet njeri që i bënte me llaf…që I bwnte të tërë i binte nw rrugw dhe ata janë halabak të tërë o vëlla duke filluar nga Luani e gjithë me radhë ç’a janë mbrapa…ai i ka bërë njerëz Shpëtimi i shkretë rrahmet pastë po e hëngrën në besë pocaqitë…
Spartak Koka: Përse duhet ta vrisnin të gjithë bashkë siç thua ti?
Armando Marra: Nuk e di vëlla këtë, nuk e di ç’a mbulohet aty nuk e di ç’a duan të mbulojnë…
Spartak Koka: Armando, po të pyes se ke një nga personat më të afërta të asaj familje…
Armando Marra: O Spartak, i kam dhënë këto përgjigje dhe në polici, më kanë pyetur dhe në polici të thashë njëherë kam vajtur 9 muaj rresht….ditët që Luani ka dalë nuk kishte javë që nuk veja në polici apo nuk më merrnin për këto gjëra…
Spartak Koka: Po në varrim pse nuk ju shkove?
Armando Marra: Urdhëro?
Spartak Koka: Një nga pikat që debatohet është fakti që ti nuk ke qenë tek varrimi i atyre ke qenw nw Kuçovw.
Armando Marra: Nuk kam qenë aty or mik kam qenë në Igumenicë, unë për vrasjen e kam marrë vesh rrugës të keqen vëllai kur jam kthyer që andej, i keni biletat e mia me doganën e kanë marrë në telefon…
Spartak Koka: E kuptoj…
Armando Marra: Edhe në telefon më ka lajmëruar vëllai kur kam fol me Shqipërinë kam qenë rrugës që po ikja që andej o vëlla…
Spartak Koka: E kuptoj…dhe je kthyer pastaj…
Armando Marra: I ke të tëra dëshmitë e mia, të tëra provat i keni aty o vëllai në polici, shko në arkivë hapi…
Spartak Koka: E kuptoj…je kthyer pastaj të nesërmen atë ditë, kur je kthyer nga Igumenica?
Armando Marra: Nuk e mbaj mend, nuk e mbaj ca dite ka qenë, por jam kthyer direkt se kam fol me vëllain, vëllai më ka thënë merr djalin e xhaxhit në telefon djali i xhaxhait…..
Armando Marra: …do vinin për në Itali, ata të dy ikën unë mora djalin e xhaxhait në telefon dhe më tha kthehu se po të akuzojnë ty po të kërkojnë ty…Të kthehesha tani nga Igumenica të dilja në Sarandë ata të mbanin një natë brenda, ndenja në hotel atë natë të nesërmen kam marrë tragetin, kam marrë autobusin për të Janinë nga Janina në Kakavijë, kam dalë në doganë në Kakavijë kam ardhur direkt në polici në Kuçovë as në Kozare nuk kam vajtur.
Spartak Koka: Je dorëzuar vetë?
Armando Marra: Po po direkt, direkt brenda në polici në Kuçovë…
Spartak Koka: Pra të nesërmen apo të pasnesërmen si i bie?
Armando Marra: Nuk më kujtohet dita me saktësi, se i thonë këtu e 15 vjet o të keqen vëllai, 16 vjet ku e di unë…
Spartak Koka: Ty të kanë arrestuar direkt apo të kanë lënë të lirë?
Armando Marra: Nuk më kanë arrestuar, jam kthyer në polici më kanë marrë në pyetje…
Spartak Koka: E kuptoj …
Armando Marra: Në fund mbaruan pyetjet ç’a kishin për të bërë “ku ke qenë këtë orë, qysh ke ikur qysh s’ke ikur”, më pyesnin I përgjigjesha njëri mbante dosjet ç’a kishin marrë çunat dëshmitarë, shokët e mi kush më njihnin… këtu nuk po gabohet një shkronjë tha jo një fjali që s’bëhet fjalë tha ai…një polic nuk i njoh me emra se kush ishin atje “ik o vlla se të morëm në qafë të kthyhem nga rruga tha ai”…ore rruga aty është i thashë unë gjeni kush e ka bërë pa rruga aty është iki prapë unë i thashë s’e kam problem…
Spartak Koka: Qartë…
Armando Marra: Po të dali kush e ka bërë…aty më hidhet një shef krimesh që ka qenë në Kuçovë më duket njëfarë Ermal Ziu më ka thënë “Mandi ke armë”…po i thashë unë kam siç ka shumica e Shqipërisë kam dhe unë i thashë unë…”ku është arma” në shtëpi, vajtën në shtëpi morën armën e prunë punë e tyre ç’a bënë unë m’u bënë letrat ika në Berat bën ekspertizën në krye të 21 ditëve më erdhi eksperiza, erdhën që mbyllën dosjen me një fjalë që arma ishte e pastër, bëra 3 muaj burg për atë armë…
Spartak Koka: Po mirë tek familja e Shefqetit ke shkuar pasi ke bërë burg apo para se të…
Armando Marra: Dola nga burgu, vajta tek shtëpia e Shefqetit herën e parë më pritën mirë fare, herën e dytë më kthyen kurrizin vëlla as flisnin as bënin, kam vajtur me gjithë gjyshin i pashë njëherë kështu ç’a keni, nuk kthenin përgjigje…çohu i thashë gjyshit se s’qenka më për të ardhur këtu tek këta, u ngrita ika dhe s’i kam vajtur më…
Spartak Koka: Kur i ke mësuar për herë të parë që të kanë akuzuar ty si autor të dyshuar?
Armando Marra: Unë për herë të parë drejtpërdrejtë ata i kam parë në gjyq të Beratit kur u dënua Luani që janë hedhur më të madhe ‘e ka bërë Armando Marra, e ka bërë Armando Marra’. Kam dashur t’i hedh në gjyq nuk më kanë lënë familjarët ‘lëri se janë njerëzit tanë, lëri t’u flasim’ edhe biles me këtë tani unë po kontaktoj me avokatin tim që andej. Do t’i denoncoj se nuk kam rrugë tjetër o vëlla, nuk kam rrugë tjetër se nuk merrem dot me ata i thonë këtu e 15 vjet…
Spartak Koka: Armando kanë kaluar 15 vjet dhe ti ke ndërtuar jetën tënde e të gjitha andej…
Armando Marra: Jam me familje me tre fëmijë këtej të keqen vëllai…ç’kusur ka nusja ime e fëmijët e mi të dëgjojnë ….
Spartak Koka: T’i kesh me jetë të gjatë familjen edhe fëmijët.
Armando Marra: Faleminderit…
Spartak Koka : Edhe një pyetje në 15 vite mendon me veten tënde përse duhet të të akuzonin ty ata dhe jo dikë tjetër?
Armando Marra: O Spartak në Kozare, të paktën në Kozare….ndihesh emri nëpër lagje hajde se…të akuzojmë këtë se këtij i ngec ky ka namin…
Spartak Koka: Po ç’a nami?
Armando Marra: Nam…lëviz, bredh.
Spartak Koka: Po mirë përse duhet ty më të cilin kishe marrëdhënie të afërta, se unë një gjë nuk shpjegoj tek ato video…
Armando Marra: Nuk e di…
Spartak Koka: Unë duke parë videon e drekës së familjes shoh njerëz që duhen me njëri-tjetrin që shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin.
Armando Marra: Edhe vetë habitem me veten time si arriti deri këtu…nuk e di, nuk di të shpjegoj asgjë dhe nuk …
Spartak Koka: I ke kërkuar llogari për shembull Shpëtimit, Agronit, Shefqetit…
Armando Marra: Jo, jo, jo në botë jo fare.
Spartak Koka: Se Iliri thotë kanë qenë 5 veta, fshihen 5 veta në këtë ngjarje ku kryesori është Armando thotë…
Armando Marra: Por mirë tani për Ilirin mund t’a ketë bërë dhe Berluskoni nësër pasnesër, kryesor qenka Armando, aman të keqen po ai Iliri…Iliri deklarata tw tjera ka dhënë llafe të tjera thotë se nëpër gazeta atëherë kur doli Luani ishin gjëra të tjera të shkruajtura…
Spartak Koka: Ashtu hë?
Armando Marra: Po, gazetat atëherw mbaj mend si sot që kam lexuar gazetën e kam parë kur ka dalë nga shtëpia u fut ne kanal edhe iku poshtë me armë në dorë për Luanin të keqen vëllai…dhe Iliri mesa di unë që kam lexuar nëpër gazeta, di që atëhere e ka zbuluar Iliri më pas e pranoi Luani…
Spartak Koka: Pra e ka pranuar Iliri, fillimisht?
Armando Marra: Në fillim e ka pranuar Iliri këtë çështje pastaj Luani…
Spartak Koka: Pra e ka pranuar që e ka bërë Iliri…
Armando Marra: E ka bërë Luani, e ka parë kur ka dalë nga shtëpia me armë në dorë ka thënë Iliri, e kam lexuar në gazetë, nuk më kujtohet gazeta…Koha…nuk më kujtohet se kush ka qenë në atë kohë…
Spartak Koka: S’e mban mend cila gazetë ?
Armando Marra: Nuk më kujtohet vëlla cila gazetë, nuk më kujtohet…
Spartak Koka: Po mirë të të bëj dhe një pyetje tjetër, çfarë mesazhi ke sot pas 15 vitesh për ata njerëz që i kushërinj të t’u domethënë…
Armando Marra: E di çfarë mesazhi kam do të jepja dhe jetën time vetëm ta shikoja njëherë atë Luanin t’i dilte njëherë përpara atij Shpëtimit ç’a reagimi do bënte…edhe jetën time do jepja t’a shikoja atë fragment si do reagonte…nuk di ç’a të them tjetër vëllai.
Spartak Koka: Po marrëdhëniet mes Luanit dhe Shpëtimit cilat kanë qenë në dijeninë tënde?
Armando Marra: Në sy të opinionit shumë të mira…
Spartak Koka: Po mirë kështu dyshime për këtë ka patur ndonjëherë në dijeninë tënde?
Armando Marra: Nuk e di vëlla, nuk e di… nuk të them dot asgjë.
Spartak Koka: Armando, në fshatin tuaj në atë kohë ka patur ngjarje të tilla kriminale, ngjarje të tilla të cilat kishin këtë lloj…
Armando Marra: Jo, jo, jo….
Spartak Koka: Nuk ka?
Armando Marra: Jo…
Spartak Koka: Ti thua për marrëdhënie me Florijen, por mund të shuhet një familje vetëm për marrëdhënie jashtë martesore?
Armando Marra: Ç’a të them vëllai jot…urdhëro…ja ku i ke i ke aty përpara të tëra ç’a të të them…nuk them dot asgjë…
Spartak Koka: Po kur thua ti, Luani…ç’a nuk do të jepja që Luani t’i dilte dhe njëherë përpara Shpëtimit, ç’a ke parasysh?
Armando Marra: Thjesht doja të shikoja reagimin e atij Luanit në fytyrë, ç’a do bënte…ç’a nuk do jepja edhe jetën time do të jepja t’a shikoja atë fragment ç’a do bënte…
Spartak Koka: E kuptoj…po ti marrëdhënien me Luanin derisa u arrestua i ke patur të mira pastaj?
Armando Marra: Marrëdhënien me Luanin deri ditën që kam vajtur në familjen e Luanit herën e parë kanë qenë të mira me mbrapa pastaj as nuk përshëndeteshim më.
Spartak Koka: Nuk përshëndeteshit më…
Armando Marra: Pasi dola nga burgu.
Spartak Koka: Atëherë e ke kuptuar ti që po të dyshonin ata apo vetëm në gjyq?
Armando Marra: Ashtu…mua më pati ardhur në burg ka qenë drejtor policie Rebani Jaupi.
Spartak Koka: Po.
Armando Marra: Nuk e di ka qenë dhe njëherë Halit, nëndrejtor më kanë ardhur të dy në burg dhe më kanë thënë të akuzojnë ty… ja ku jam vëlla i thashë hetoni bëni pyetje bëni ç’a të doni nuk e di unë ç’a akuzojnë ata, ata thonë për mua, mund të thonë edhe për Sali Berishën nesër, e vrau Sali Berisha di gjë unë ç’a thonë ata thashë unë…jeni ju shteti hetoni, vazhdoni bëni ç’a të doni mua këtu më keni, i thashë unë… Edhe diçka tjetër…me të thënat e Drejtorit gjithmonë…Shefqeti me gjithë Bajamen të akuzojnë ty tha ai…e thëna e Luanit është tha ai…këtu tha u zunë dy veta dhe fitoi një i tretë tha ai, por Armando Marra nuk ka gisht këtu në këtë mes, të thënat e drejtorit…që më ka thënë në burg…
Spartak Koka: Kush u zu, kush i bie që të fitonte nga vrasja e tij?
Armando Marra: Nuk e di vëllai im, nuk e di këto janë të thënat e Luanit jo të miat…mua m’i ka thënë në burg drejtori i policisë këto…
Spartak Koka: E kuptova, t’i ka thënë Drejtori i Policisë…
Armando Marra: Drejtori i Policisë kur më ka ardhur në burg më ka pyetur…ç’a ke i ke atje ça kam thënë nuk kam asgjë ç’a të shtoj më…. Më ka prurë dhe Luanin te burgu, te biruca më ka lidhur me pranga ai nga jashtë unë nga brenda…për muhabet mos dinim ndonjë gjë edhe nuk zbulonin dot ….Ç’a ke më kanë arrestuar, për ça të kanë arrestuar? Ja na akuzojnë ne për vrasjen…po tani kot i thashë unë nuk të arreston njeri i thashë unë, nuk thotë njeri i thashë unë….Nuk të akuzon njeri kot i thashë unë një gjë do t’a kenë këta që po ashtu…Plakun me gjithë Ilirin i kanë futur brenda mua më prunë këtu tha ai…e mirë mirë.
Spartak Koka: Se ato donin t’ia linin dhe Shefqetit atë…Donin t’ia linin dhe Shefqetit me sa thanë familja, donin t’ia linin si autor Shefqetit që t’a mbyllnin.
Armando Marra: Po jo mor pasha nuk ja linin autor, nuk ja linin autor Shefqetit, autor e dinë gjithë, ka qenë ky…
Spartak Koka: Luani?
Armando Marra: Luani!
Spartak Koka: Po mirë kaq gjakftohtë Luani, sa për të vrarë vëllain se tani logjika ta do që t’a vrasë Shpëtimi, Luanin që i ka zënë gruan apo jo?
Armando Marra: Me mend kanë debatuar pasha kush e di se si është terezia, nga provat që Luani ka thënë atje, që ka folur, që kemi parë në televizor hymë debatuam, dola mora armën e kishim fshehur të dy dhe hyra brenda i vrava…ç’a është kjo…
Spartak Koka: Ky është procesverbali…
Armando Marra: Kush i bën ato provat kështu të keqen vëllai qysh i bëri ai…
Spartak Koka: Absolutisht…shiko unë po i jap të gjitha versionet dhe nuk më intereson të mbajë anë në këtë histori dhe siç e ke parë…
Armando Marra: Nuk më intereson as mua o Spartak, të thashë dhe njëherë të hapen hetimet jam i gatshëm, vij prapë nga e para qysh u ktheva, kthehem prapë nuk e kam problem i përgjigjem çdo lloj gjëje vëllai…
Spartak Koka: E kuptoj…
Armando Marra: Nuk më intereson asnjë lloj gjëje të thashë vij përgjigjem nuk kam asgjë unë me asnjërin nga ata, mua të më lënë rehat në hallin tim se nuk i kam hyrë në hak njeriu…
Spartak Koka: E kuptova.
Armando Marra: Nuk kam gjë vëllai im, më lini rehat…
Spartak Koka: Marr vesh.
Armando Marra: Të lutem…më shqetwsoni familjen…
Spartak Koka: Armand shpresoj të mbetemi në kontakt prapë….
/tvklan.al