Parlamenti britanik mblidhet sot për të diskutuar mundësitë për zgjidhjen e çështjes Brexit. Kjo çështje ka mbetur pezull pasi Kryeministrja May ende nuk ka gjetur shumicën e nevojshme për të miratuar marrëveshjen e negociuar prej saj me Brukselin.
Deputetët rebelë brenda konservatorëve nuk janë të bindur për ta votuar, ndërsa Brukseli nuk pranon të bëjë lëshime për të tretën herë.
Mediat shkruajnë se May ka ofruar edhe dorëheqjen në këmbim të miratimit të marrëveshjes në parlamentin britanik. Çështja Brexit diskutohet sot edhe në Parlamentin Europian.
Tv Klan