#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Partia Socialiste ka bërë publike listat të cilat deri në orën 12 të mbrëmjes duhet të paraqiten në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Bëhet fjalë për listat e kandidatëve për deputetë të 12 qarqeve të Shqipërisë. Partia Socialiste s’ka bërë një mbledhje të Kryesisë, më pas drejtuesit e secilit qark kanë bërë publikimin e listave, të emrave të atyre që konsiderohen pjesë e listës së sigurt dhe atyre që janë pjesë e listave të hapura që do të garojnë për të gjetur një vend brenda limitit që mbetet. Një e treta e deputetëve të listës do të jenë deputetë të sigurt. Nga një e treta ndoshta deri te një e dyta që garojnë partitë kryesore mbetet një lloj shprese për një numër të madh deputetësh që do të garojnë. Partia Demokratike është në një mbledhje të gjatë të nisur që prej pasdites, ndërkohë ka qenë Kryesia, po vijon me Këshillin Kombëtar. Rreth mesnatës, edhe Partia Demokratike do të dërgojë emrat e saj. Lista e Tiranës është publikuar në media, por nuk ka ende një deklarim zyrtar nga selia blu.

Të ftuar: Baton Haxhiu, Marsela Karapanco, Mark Marku, Redi Shehu

Lidhje Skype: Blendi Klosi

“Listat nuk janë një habi”, Klosi për kandidatët për deputetë: Të rinj që sjellin risi në jetën e PS

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka dhënë më shumë detaje lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit.

Në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Klosi është shprehur se nuk ka një habi lidhur me emrat në listën e PS për zgjedhjet e 11 Majit.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste shprehet se në të gjithë qarqet e vendit shumica e kandidatëve janë të rinj që sipas tij do të sjellin risi në jetën e PS.

Sa i përket kriterit të përzgjedhjes, Klosi shprehet se zgjedhja e tyre është bërë padyshim në bazë të karakteristikave të gjithsecilit kandidat, përfaqësimit të zonave të caktuara dhe shumë kritereve të tjera.

Blendi Fevziu: Cila ka qenë filozofia?

Blendi Klosi: Është e shprehur qartë tashmë që ata deputet që kanë një mandat përveç drejtuesve politik janë në garë dhe në terren për të mbledhur sa më shumë vota. Në përgjithësi, të gjithë ata që janë në listat e mbyllura janë në pozicione specifike. Dhe kështu ka nga një gjykim për të gjithë ata deputetë që janë futur në listën e mbyllur, kurse pastaj e gjithë pjesa tjetër e partisë është në listën e hapur. Mendoj që kjo nuk është një praktikë e re. Gara në terren është shumë e rëndësishme për PS siç është e rëndësishme edhe lista e mbyllur.

Blendi Fevziu: Cili ka qenë kriteri i përzgjedhjes së kandidaturave të reja?

Blendi Klosi: Edhe unë në qarkun e Dibrës nga 7 kolegë që janë në garë, vetëm unë jam deputet aktual, 6 të tjerët janë të gjithë të rinj dhe ky ka qenë i gjithë profili në të gjithë qarqet e vendit ku shumica e kandidatëve janë kandidatë të rinj që sjellin risi në jetën e PS.

Blendi Fevziu: Listat i ka përgatitur Rama apo drejtuesit e qarqeve?

Blendi Klosi: Listat janë bërë nga strukturat e partisë në terren. Propozimet që kanë ardhur nga baza e partisë, të negociuara padyshim nga drejtuesit politik të qarqeve dhe padyshim janë konsultuar me kryetarin e Partisë dhe kemi një vendim Kryesie sipas përcaktimit të statutit të PS.

Blendi Fevziu: A i keni verifikuar ju pastërtinë e figurave?

Blendi Klosi: Tani kjo është bërë praktikë dhe të gjithë kemi firmosur një deklaratë dekriminalizimi dhe të gjithë mbajnë përgjegjësi për veten e tyre. KQZ i çon të gjitha këto lista për verifikim në organet ligjzbatuese. Kjo periudhë ka kaluar ku vetë ata që kandidojnë e dinë shumë mirë që rastet kanë treguar se kushdo që ka tentuar të fshehë, asgjë s’mund të mbahet më sekrete.

Blendi Fevziu: Janë përzgjedhur në bazë të performancës personale, në bazë të ndikimit që kanë apo në bazë të…

Blendi Klosi: Në bazë të kujt?

Blendi Fevziu: Në bazë të asaj që ashtu votat. Dibra nga vjen ti ka një dosje të tërrë që është komentuar vjedhja e votave në 2016.

Blendi Klosi: Nuk e di për kë e keni fjalën, por pra në Dibër PS ka humbur dhe vjen si një parti humbëse. Ajo është detyra ime dhe premtimi im është që ta kthejmë qarkun pozitivisht dhe të kemi një rezultat surprizë. Përzgjedhja bëhet padyshim në bazë të karakteristikave të gjithsecilit kandidat, përfaqësimit të zonave të caktuara. Mbulimit të gjithë sipërfaqes me kandidatë. Sistemi është i tillë që përveç programit të partisë do të votohet dhe individi.

Blendi Fevziu: A ka pasur hatërmbetje mes tyre që kanë mbetur në listat e hapura?

Blendi Klosi: Sot nuk janë shprehur hatërmbetje dhe siç e thashë listat nuk janë një habi. Nuk diskutohet që ka elementë që kanë ato ndjesitë e tyre të asaj se çfarë mendojnë se mund të japin më shumë. Ajo që kemi deklaruar është se si ata që janë  në listë dhe si ata që kanë qenë pjesë e armatës së PS do të jenë pjesë e qeverisjes pas fitores së 11 Majit.

Listat e hapura të PS, Baton Haxhiu: Surpriza ishte Anila Denaj dhe Braçe

Analisti Baton Haxhiu tha në studion e Opinion se emri i Erion Braçes dhe Anila Denajt në listat e hapura të PS është një surprizë për të.

Haxhiu në lidhje me Anila Denaj tha se është një figurë e pastër politike pasi ka pasur sukses në Ministrinë që ka drejtuar po ashtu edhe kur drejtonte fushatën politike në Vlorë.

“Ajo që është befasi për mua, është Anila Denaj jashtë 12-ës që nuk është në listën e mbyllur për arsye se ka një portifol jashtëzakonisht të mirë edhe gjatë fushatës që ka patur në Vlorë edhe si ministre për arsye se edhe Ministrinë që ka pasur nuk ka pasur asnjë interprentim të asnjë gjë të keqe ose për korrupsion.

Befasia ime e dytë është Erion Braçe. Edhe pse ndonjëherë duket i mërzitshëm për lideret e partisë, por ai është realisht fytyra, zëri i të gjithë neve që kemi dëshirë ta shohim një fjalor dhe një diskurs të një njeriu. Shumë njerëz mund mos ta pëlqejnë Erion Braçen, por megjithatë është njeriu që realisht i jep një farë fryme edhe të individualitetit edhe të presionit edhe të ballafaqimit. Është një prej figurave që unë e dëgjojë me kënaqësi në parlament”, tha Haxhiu.

/tvklan.al