Lojërat Olimpike të Parisit po dhurojnë skena të jashtëzakonshme në disiplinat e saj. Ndër më të veçantat ishte padyshim kjo sfidë e Badmintonit, që vendosi përballë njëra-tjetrës në një ndeshje dyshe për vajza, dy binjake kundër dy motrave.
Binjaket Annie dhe Kerry Xu nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sfiduan motrat bullgare Stefani dhe Gabriele Stoeva.
Këto të fundit luajnë në Olimpiadën e tyre të tretë dhe kjo duket se ndikoi edhe në fitoren e sfidës. Gjithsesi, përpos rezultatit ajo që tërhoqi vëmendjen e tifozëve ishte e veçanta e kësaj përballje që ndodh për herë të parë në një nivel të tillë.
Klan News