Dhuna në familje përgjatë këtij viti ka precipituar në lëndime fizike apo psiko-sociale jo vetëm ndaj grave dhe vajzave, por edhe ndaj djemve dhe burrave.
“Sipas të dhënave të siguruara nga Tv Klan, në 6-mujorin e parë të këtij viti, 353 djem dhe burra kanë mbetur të dëmtuar si pasojë e dhunës në marrëdhëniet familjare. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka një rritje me 20% të rasteve”, raporton gazetarja Dorina Halili.
Eris Dhamo, sociologe: Ato raste dhune që i kemi, nuk i kemi në familjen bërthamë, e kemi në familjen e gjerë, ndaj të afërmve të tjerë, për shkak të marrëdhënieve ekonomike, shoqëruar kjo dhe me marrëdhëniet sociale.
Rastet e rrahjeve, kanosjeve apo plagosjeve të burrave nga rrethi familjar kanë ardhur në rritje nga viti në vit. Tirana, Durrësi dhe Elbasani kanë numrin më të lartë të këtyre rasteve.
Sipas sociologëve, përpos rishikimit të programeve që po aplikohen kundër këtij fenomeni, shoqëria ka nevojë të edukohetpër të mos toleruar asnjë sjellje të dhunshme.
Eris Dhamo, sociologe: Dhuna nuk vjen për një herë, vjen nga një tolerancë që i ke bërë një të share, një ofendimi, vjen nga keqedukimi, jemi një shoqëri e paedukuar. Ne masivisht kemi toleranca të sjelljes së dhunës.
Megjithatë, vajzat dhe gratë mbeten më të cënuarat nga dhuna në familje. Djemtë dhe burrat e lënduar vjet zunë 33% të totalit të rasteve të dëmtimeve nga dhuna në marrëdhëniet familjare.
Tv Klan