Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 105-vjetorit të Tiranës si kryeqytet, kreu i qeverisë Edi Rama thotë se po hetohet jeta private e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pasi nuk ka asnjë akuzë mbi hetimin për korrupsion.

Rama thotë se kjo që po ndodh me Veliajn është jashtë shinave të Kushtetutës.

 “Sot jemi në kushtet kur gjendemi përpara një çështje ku nuk kemi një akuzë për korrupsion dhe një hetim mbi një akuzë për korrupsion, por kemi një hetim për një person. Nuk është hetuar një akuzë për korrupsion, është hetuar personi, jeta e familjes së tij, si rezulat i një novelë me dhjetëra dhjetëra faqe anonime e depozituar në Shkurt vitin e kaluar dhe më vjen keq dhe nuk e pretendoj që në këtë… ç’a të them që… jam neutral apo i pavarur apo i zhveshur nga interesi sepse në fund të fundit kam privilegjin të jem udhëheqësi i partisë më të madhe shqiptare dhe e kam të pamundur të mos e lidh faktin që përndizet një situatë, zhvillohet një linçim publik dhe pastaj bëhet një heqje nga shpatullat e kokës së kryeqytetit tre muaj përpara zgjedhjeve, nuk po incinoj asgjë, por po them që kjo nuk është normale, nuk ka një flagrancë, nuk ka një krim, nuk ka. Ka një hetim për jetën e kryetarit të bashkisë. Është jashtë shinave të Kushtetutës së Shqipërisë. Dhe sot vetëm një idiot mund të na thotë që ne kontrollojmë drejtësinë”, thotë Rama.

/tvklan.al