lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 8 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Mbyllen votimet e dyfishta në RMV. Arrihet pjesëmarrja e  nevojshme për presidentin

Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjen e presidentit dhe parlamentit të ri në Maqedoninë e Veriut. Nga të dhënat paraprake rezulton se është arritur pragu prej 40 për qind pjesëmarrje që votimet për kreun e ri të shtetit të quhen të rregullta.

SHBA vlerëson nismën e Ramës për reformimin e qeverisjes: Premtuese. Nxisim pjesëmarrje

Shtetet e Bashkuara te Amerikes e cilësojnë premtuese nismën e kryeministrit Rama për ngritjen e nje strukture të posaçme për reformimin e qeverisjes dhe luftën kundër korrupsionit. Ambasada thotë se duhet transparencë dhe bashkëpunim.

Mjekët psikiatër: Alma Arrazi nuk kishte probleme të

shëndetit mendor

Mbeten të rrethuara nga misteri rrethanat dhe motivet që shtynë Alma Arrazin të ndërmarrë aktin ekstrem të mbytjes në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët e saj. Mjekët psikiatër në Shkodër thonë se ajo nuk kishte probleme të shëndetit mendor.

Inflacioni thyen rekord në rënie. Instat: Në prill arriti nivelin 2.1%

Në muajin prill inflacioni pësoi një zbritje të mëtejshme në nivelin 2.1% duke shënuar një tjetër rekord. Instituti i statistikave raporton se kontribut vijon të japë rënia e çmimeve të ushqimeve dhe mobiljeve për shtëpinë.

“Shtëpia me gjethe”, atraksion për turistët e huaj. Tërheq mbi

5500 vizitorë në muaj

“Shtëpia me gjethe”, muzeu që sjell tmerrin e përgjimeve të ish-sigurimit të shtetit është kthyer në një atraksion mjaft popullor për turistët e huaj që vizitojnë Tiranën. Vetëm në një muaj ky muze numëron mbi 5500 vizitorë.

Astrazeneca heq të gjitha vaksinat nga qarkullimi: Do  prodhojmë të reja

Kompania Astrazeneka vendos të tërheqë nga e gjitha bota vaksinat e saj anti-COVID për shkak të problemeve me mpiksjen e gjakut. Drejtuesit e saj thanë se në treg do të hidhen variante të reja të përmirësuara.

UEFA pret 2.4 miliardë euro nga “Euro 2024” të ardhurat, me të larta se kompeticioni i kaluar

UEFA pret të grumbullojë rreth 2.4 miliardë euro nga Europiani i kësaj vere që do të zhvillohet në Gjermani. Një shumë si kjo është në rritje, në krahasim me turneun e kaluar që u mbajt në Angli.

/tvklan.al