Ekspertet e klimës i kanë dërguar një letër OKB-së të shqetësuar për zhvillimet e fundit në samitin e COP29 në Azebajxhan. Ata thonë se nëse nuk mbështetet largimi nga lëndët djegëse fosile , bisedimet nuk kanë më vlerë.
Në letër shkuhet se procesi është shumë i ngadaltë në ndërmarrjen e veprimeve në një kohë që kriza klimatike kërkon shpejtësi.
Edhe përfaqësues të BE në samit thonë se vendet pjesemarrëse në samitin e klimës janë ende shumë larg për të arritur një dakordësi.
“Si Franca dhe Holanda janë liderë absolut në fushën e politikave klimatike dhe financimit të klimës. Ata janë zëra shumë të fortë për veprimin ndaj klimës. Pavarësisht çdo mosmarrëveshje dypalëshe, në COP29 të gjitha palët duhet të negociojnë për veprimet klimatike. Presim që të të marrin një vendim javën e ardhshme.”
Gjithashtu ekpertët janë të shqetësuar nga procesi i përzgjedhjes për pritjen e samiteve për klimën. Azerbajxhani pasoi nga një tjetër prodhues i madh i naftës, Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat mbajtën konferencën në Dubai vitin e kaluar.
Klan News