Objektet personale të shkrimtares dhe disidentes Musine Kokalari do të ekspozohen në shtëpinë e paraardhësve të saj në Gjirokastër, e cila është kthyer në memorialin “Muza ime”.

Këtij muzeu i shtohen pesë valixhe të mëdha me objekte personale të Musinesë, duke përfshirë koleksione artikujsh, fotografi, dorëshkrime dhe materiale etnografike.

Bibika Kokalari, e afërme e Musinesë: Këto janë të gjitha korrespondenca dhe këto unë i gjeta kur kam vajtur që ajo kishte ndërruar jetë, ne shkuam në korrik që i morëm këto se asaj i ngeli mendja në çdo letër që na dërgonte thoshte ejani të merrni ato që ju kam thënë se thoshte se dua që çdo gjë të mbetet në duart tuaja që sido që të vijë puna të jenë tek juve.

Dy vjet më parë, Bibika Kokalari i dhuroi Arkivit të Shtetit 3112 dorëshkrime të shkrimtares Musine Kokalari.

“Kur m’i ka dhënë këto që i kishte bërë gati është ulur në atë minderin e saj prej dërrase po një kështu bëri, mua mu duk sikur ajo tani ishte shumë e sëmurë, dhe i thashë çfarë ke, tani u lehtësova më tha se i lashë në duar të sigurta.”

Musine Kokalari, një shkrimtare e shquar, vuajti për 40 vjet në burgjet dhe internimet e regjimit komunist.

Tv Klan