Në katin e tretë të një pallati në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, për shkak të shpërthimit të një bomble gazi ka rënë zjarr në një banesë.

Nga tymi janë asfiksuar çifti i të moshuarëve P. K., dhe A. K., të cilët u dërguan në spital ku po marrin ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje shkuan forcat e Policisë dhe evakuan banorët e tjerë të pallatit.

Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./tvklan.al